Akuzë e fortë/ Lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, akuzohet si mbështetës i Hamasit

Akuzë e fortë/ Lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, akuzohet si mbështetës i Hamasit

21:32, 10/10/2023
A+ Aa A-

Akuza ndaj Muzin vjen nga rabini më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rabi Shmuley, të cilin mediat amerikane e cilësojnë si “rabini më i famshëm në Amerikë”.

Në një postim në rrejtin social Facebook, ku ka komentuar luftën e fundit mes Hamasit dhe Izraelit, Rabini hedh akuza të dretpërdrejta ndaj Nick Muzin, si mbështetës i Hamasit dhe tradhëtar i kombit të tij.

Por Nick Muzin është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri. Ai njihet si lobisti i Lulzim Bashës, të cilin ky i fundit e ka paguar me para të dyshimta për lobim në ShBA.

Lulzim Basha ka lobuar në SHBA, me financime nga off shore ruse. Për këtë skandal janë publikuar dokumente nga mediat e huaja dhe nga mediat në vend.

 

Lexo më shumë: Lobimi rus/ Si u mbyll dosja hetimore ndaj Lulzim Bashës

 

Pati edhe hetime nga Prokuroria e Tiranës, por paralelisht pati skenarë dhe prapaskena që çuan në mbylljen e hetimeve. Mbyllja e hetimve, sigurisht, u bë me udhër të Edi Ramës, i cili e mori peng Bashën me këtë dosje, në bashkëpunim me ish ambasadoren Yuri Kim.

Stausi i plotë i rabinit  Rabi Shmuley për lobistin e Bashës:

“Në vitin 2017, lobisti hebre ortodoks, Nik Muzin, i "Stonington Strategies" u bë agjent i huaj i paguar nga Katari, financuesi kryesor i Hamasit. Muzini fitoi miliona për tradhtinë ndaj popullit të tij. Ai rekrutoi drejtues të organizatave sioniste të krahut të djathtë për të pastruar me ose pa vetëdije figurën e Emirit të Katarit që është financues terrori. Ne në "Rrjetin e vlerave botërore" kemi luftuar kundër kësaj fëlligështie (neveri) praktikisht vetëm, duke përfshirë reklamat të plota në @nytimes. Muzini bëri çmos për të më mbyllur gojën. Habadë si rabini Shmuli Heht i Jeil madje e mbrojtën publikisht Muzinin. Kreu i Divizionit Kashrut të Unionit Ortodoks, rabini Menashem Genak, madje edhe Malkolm Hoenlein i Konferencës së Presidentëve, shkuan në Katar në udhëtime të organizuara nga Muzini. Tani shohim disa nga pasojat e këtij pastrimi figure dhe miliarda e miliarda dollarë që Hamasi ka marrë nga Katari teksa Emirati financues i terrorit u rehabilitua ngadalë. Secili prej këtyre individëve duhet t'u lutet familjeve të viktimave në Izrael për falje për çdo rol që mund të kenë luajtur në pastrimin e figurës së financuesit kryesor të Hamasit. Muzinit duhet t'i bëhet presion që t'ua japë milionat e tij të pista të Katarit familjeve izraelite që po varrosin të shtrenjtët e tyre.”,- shkruan rabini Rabi Shmuley në postimin e tij në Facebook.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco