Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Xhabiri: Qeveria shqiptare nuk po kujdeset për shqiptarët që jetojnë në Gaza njëlloj si për ata në Izrael

Xhabiri: Qeveria shqiptare nuk po kujdeset për shqiptarët që jetojnë në Gaza njëlloj si për ata në Izrael

19:57, 10/10/2023
A+ Aa A-

Syri televizion i ka kushtuar vëmendje shqiptarëve që jetojnë në Izrael dhe Gaza në këto ditë të shpërthimit të luftës mes dy vendeve.

Në edicionin  e qendror të lajmeve, me moderatoren Armela Ferko, ka qenë i ftuar Abdullah Xhabiri, një shqiptar që jeton në Rripin e Gazës.

Gjatë intervistës me Ferkon, Xhabiri ka folur për anën tjetër të zonës së nxehtë ku po zhvillohen luftime mes Hamasit dhe Izraelit.

Xhabiri ka tregur tmerrin e këtyre ditëve në Gaza mes bombardimesh intensive nga Izraeli.

Pyetjes së moderatores Ferko se a ishte interesuar shteti shqiptar për ta, Xhabiri u përgjigj se nuk kishte asnjë interesim dhe shteti duhet të kujdeset njëlloj si për shqiptarët që jetojnë në Izrael ashtu edhe për ata që jetojnë  në Gaza.

“Më vjen keq, këtu në gaza nuk ka pushim fare nga bombat. Unë falënderoj qeverinë shqiptare që ka kujdes, ka shkuar në anën tjetër, në Izrael, ka marrë shqiptarët atje. Unë jam i martuar me nuse nga shqipëria, kam jetuar gjithmonë atje, unë nuk kam hallin për të shpëtuar kokën time. Unë i bëj thirrje qeverisë shqiptare që kur ndihmon shqiptarët në Izrael, mendo njëherë edhe për ne. Ne sot këtu në Palestinë jetojmë fiks jetën që kanë jetuar kosovarët me serb. Duhet që qeveria të paktën mos të japë suport për shqiptarët në Izrael (ironizon qëndrimin e qeverisë shqiptare që i ka lënën në harresë). Po vetëm aq, vetëm për fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco