SYRI TV/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, debate te Komisioni i Ekonomisë

12:54, 10/10/2023
A+ Aa A-

Ngjarja tragjike e vdekjes së 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin për mungesën e çertifikimit dhe standarteve në klinikat dentare dhe ato mjekësore. Alarmi u ngrit edhe nga deputeti demokrat Edomond Spaho i cili bëri thirrje për ndërhyrje me  ligj  për kontrollin e tyre. Drejtoresha e Përgjithshme e Akreditimit, Pranvera Fagu, e pranishme në seancë, deklaroi se institucioni që drejton nuk ka fuqi detyruese për akreditimin e kompanive private

SYRI TV

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare në Tiranë, nxiti debatë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku ishte thirrur në interpelancë Drejtoresha e Përgjithshme e Akreditimit, Pranvera Fagu. 

Ishte deputeti socialist Erion Braçe ai që ngriti i pari  shqëtësimin për mungesën e  akredimit të klinikave dentare apo edhe laboratorëve në mjekësi duke theksuar se mungesa e standarteve po merr jetë njerëzish. Edhe deputeti i PD,  Edmond Spaho ngriti alarmin për mos çertifikimin e këtyre klinikave, ndërsa kërkoi ndërhyrje me ligj për kontrollin e tyre.

Në replikë, Drejtoresha e Akreditimit Pranvera Fagu, deklaroi se  institucioni që drejton nuk ka fuqi obliguese ndaj kompanive private për të bërë akreditimin.

Pak ditë më parë, ngjarja tragjike e humbjes së jetës së një 3-vjeçari pas ndërhyrjeve kirurgjikale në një klinikë dentare në  kryeqytet tronditi opinionin publik.

Familjarët e tij kanë bërë direkt përgjegjës mjekun anestezist Roland Xhaxho, ndërsa Policia e Tiranës dhe organi i akuzës po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco