Beleri kërkon të betohet/ Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën, çështja në Gjykatën e Lartë

Beleri kërkon të betohet/ Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën, çështja në Gjykatën e Lartë

12:30, 10/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit dhe ia kalon çështjen Gjykatës së Lartë për vlerësim.

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, kërkoi të betohet si kryebashkiak.

Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

Kërkesa për leje u shqyrtua nga Gjykata e Durrësit pasi ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit, por edhe sepse Gjykata e Posaçme ka shpallur fillimisht moskompetencë.

Kujtojmë se më 12 tetor, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e parë për gjykimin në themel të dosjes në ngarkim të Fredi Belerit, i cili akuzohet se është përfshirë në korrupsion në zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Himarës do të gjykohet me proces të zakonshëm, sipas zgjedhjes së tij dhe përballë gjykatës do të dalin dhjetëra dëshmitarë dhe provat video dhe audio që SPAK thotë se ka kundër tij.

Beleri i ka mohuar akuzat dhe pretendon se nëpërmjet dëshmive do të provojë pafajësinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco