Kreu i PD, Berisha: Janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky proces e ka tronditur thellë Edi Ramën

Kreu i PD, Berisha: Janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky proces e ka tronditur thellë Edi Ramën

13:30, 09/10/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar si dramatike, situatën në të cilën gjendet sot Shqipëria si pasojë e një regjimi kriminal të vendosur nga Kryeministri në pushtet.

"Situata është dramatike në të gjitha aspektet. Kontrolli kriminal i Edi Ramës forcohet çdo ditë e më shumë, - përsëriti disa herë Berisha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së duke cilësuar se "shpresë e vetme për të sotmen dhe të ardhmen e këtij kombi është opozita shqiptare, është PD-ja."

"Në përpjekjen tonë për të përmbushur misionin e vështirë në këto rrethana, ne kemi shpallur vendosmërinë tonë për hapjen dhe reformimin e mëtejshëm të PD, - bëri të ditur ai. - Për angazhimin e elitës së vendit në përpjekjet e kësaj partie.

Kemi shpallur bashkimin e opozitës dhe në këtë aspekt, hapat konkrete janë shënuar. Janë shënuar hapa konkrete me rezultate konkrete në bashkimin e deputetëve të PD, por edhe në bashkimin me aleatët tradicionalë të PD, të spektrit opozitar.

Procesi i bashkimit nuk është një proces i thjeshtë, sepse nuk mund të ndodhë ndryshe veçse si një proces reflektimesh, si një proces i cili kërkon gradualitetin e tij, kërkon maturimin e tij.

Por e vërteta është se ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën dhe e ka nxjerrë përsëri ashtu siç është, një armik i egër i opozitarizmit të vërtetë.

Personalisht jam optimist për këtë proces. Personalisht jam i bindur se cilado të jetë manovra që do bëjë Edi Rama, qëndrimi ynë si opozitë e vërtetë do e sfidojë atë në mënyrën më të merituar."

"Analiza jonë duhet të ketë qëllim më madhor fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme"

Në vazhdim, Berisha përforcoi nevojën e analizës brenda partisë dhe motivimin e demokratëve, të qytetarëve në tërësi për një lëvizje të fuqishme popullore. 

 "Është Edi Rama, i cili manipulon dhe kontrollon këtu parlamentin, ekzekutivin, gjyqësorin, agjencitë e quajtura të pavarura, ekonominë, klanet e fuqishme mafioze të vendit. - tha ai. -  Por ky debat i yni dhe kjo analiza e jona, duhet të ketë qëllim më madhor, motivimin e mbështetësve, anëtarëve, simpatizantëve tanë për fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme, të një lëvizje të fuqishme popullore, që duhet të ketë synimin më madhor, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Natyrisht analiza jonë duhet të adresojë të gjithë problematikën e shfaqur gjatë procesit elektoral, pas procesit elektoral, në mënyrë që ne t’u japim përgjigjet më të merituara."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco