Vizita e Ramës në Athinë/ Burimi: I kërkoi mëshirë Greqisë

Vizita e Ramës në Athinë/ Burimi: I kërkoi mëshirë Greqisë

19:07, 15/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari i Radio France, Genc Burimi e ka cilësuar viztën e kryeministrit Rama në Athinë si kërkesë mëshire e tij ndaj Greqisë për të mos i bllokuar hapjen e negociatave BE-Shqipëri.

Burimi tha për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv se Rama, vitet e tij të qeverisjes dëshiron ti mbyllë me një arritje, dhe sipas tij negociatat janë e vetmja rrugëzgjidhje.

“Rama sot është frustruar sepse që prej vitit 2028 po i vjen rrotull e rrotull temës së hapjes së negociatave BE-Shqipëri. Për Ramën kjo është e vetmja arritje që ai mund të ketë në aktivin e tij. Berisha ka 2 arritje, NATO-n dhe heqjen e vizave, ky nuk ka asgjë.

2018-2019 Macroni ja prishi sepse kërkoi një riformatim të procesit. Erdhi 2020, që erdhi më pas covid-i, pastaj u bënë zgjedhjet, pastaj u bllokua Maqedonia nga Bullgaria. Më në fund Macroni ja hapi negociatat Shqipërisë në 30 qersor 2022.

Në atë moment u tha që do të ketë 1 vit screening të Shqipërisë përpara se të hapet kapitulli I parë I negociatave. Po bëhen 2 vite e nuk është hapur asnjë kapitull sepse në momentin kur Rama ishte kaq afër qëllimit ndodhi ajo që ndodhi me Belerin  dhe ndodhi bllokimi që ia bëri Greqia Shqipërisë. Rama shkon në Greqi dhe I thotë ‘mos më bllokoni të vetmen arritje që mund të kem, hapjen e negociatave’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco