SYRI TV/ Mblidhet nënkomisioni i Ligjeve, Celibashi: Politika konsesus për ‘Diasporën’

17:48, 15/05/2024
A+ Aa A-

Vota e Diasporës ishte ne fokus të mbledhjes së grupit  të Dialogut për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.

Në një deklaratë për mediat Celibashi deklaroi se palët po arrijnë konsesus për realizimin e votës së emigrantëve, ndërsa deklaroi se ka propozuar që rregjistrimimi i zgjedhësve të bëhet në KQZ. 

Deputeti i PD, Oerd Bylylbashi deklaroi se qëndrimet e Celibashit janë në një linjë me atë çfarë kërkon opozita.

Sipas tij, socialistët propozojne që të votojnë vetëm 18  mijë zgjedhës, nga 1.2 mln emigrante më të drejtë vote në total, çka kufizon të drejtën e tyre për të votuar.

SYRI TV

Grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore  zhvilloi këtë të mërkurë  një takim me kreun e KQZ, Ilirian Celibashi dhe përfaqësues të tjerë të këtij instituconi per të për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.   

Në një dalje për mediat pas takimit, kryekeomisonero shteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi deklaori se ka një kosnersus nga ana e politkes që të relizohet vota e diasporës, ndërsa propozoi që rregjistrimine  zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit për të votuar ta bëjë KQZ,  për të thjeshtuar sistemin, variant ky është propozuar më herët edhe nga opozita.

Linjëzimin e qasjes së KQZ me opozitën e konfirmoi edhe Përfaqësusin I iopzitës në nënkomison ligjor, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi  i cili deklaroi se e drejta për të votuar nuk mund të kufizohet vetëm në 18 mijë zgjedhës siç kërkon PS, por tu garantohet 1.2 mln qyetarve me të drejtë vote që  jetojnë jashtë vendit. 

Bylykbashi beri publik edhe opsionet e diskutuara sa i takon mënyrës së votimit.

Ndërsa në lidhje me votmin elektronik sipas Celibashit, me ritmet dhe zvarritjet aktuale, nuk do mund të realizohet në 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco