Balluku nga SPAK: Dëshmova për inceneratorin e Tiranës! Ka ardhur koha që dosja të zbardhet

19:28, 15/05/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë pas më shumë se tre orësh që është pyetur nga SPAK .

Interesit të gazetarëve, Balluku iu përgjigj se ishte thirru në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës, ku sipas saj ka dhënë shpjegime të nevojshme për të ndarë punën e ndershme nga abuzimet e pafalshme.

'Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm', u shpreh Balluku. 

Balluku: Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco