Demaskimi/ Saraçi: Ditën e mitingut të Ramës në Athinë u dyfishua numri i kalimeve në dogana

19:11, 15/05/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi i ftuar në Task Force në Syri Tv, ka komentuar ditën e mitingut të Ramës në Athinë si dhe demaskimet e bëra nga emisioni investigativ ‘Piranjat”.

Urdhri ka qenë që 7000 veta duhet të jenë atje , janë urdhëruar kryetarët e bashkive, janë urdheruar drejtuesit politik të qarqeve, deputetët më pak sepse ishin të zënë dhe e morën përsipër kryebashkiakët që nga administrate e pushtetit vendor, duhet të udhëtonin 7000 veta.

Në pamjet që kanë nxjerrë Piranjat janë dhe autobuzët e numëruar me numër, që janë 22 autobuzë, të konfirmuar me drejtuesit e tyre, që në orën 7 pasdite, pasi mbaronte mitingu në Athinë, niseshin drejt Shqipërisë.

Ne kemi bërë dhe monitorime dhe fatkeqësisht rezultoi se numri i kalimeve në pikën kufitare ishte dyfishuar, në raport me ditët e zakonshme dhe shkonte aty- aty me kalimet kufitare në ditët e festave të Pashkëve, pra kanë kaluar kufirin shqiptar më shumë njerëz se ç’kanë kaluar për festën e pashkëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco