Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Autoritarizmi i ‘Qeverisë Rama’, në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar

Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Autoritarizmi i ‘Qeverisë Rama’, në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar

18:11, 15/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe nën kryetari i Kuvendit dhe nën kryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një takim në Bundestag me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi në një postim në facebook, ku thekson se autoritarizmi i qeverisë së Edi Ramës, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji.

Për këtë arsye ka theksuar Bardhi në takim kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Më herët Bardhi dhe Gjekmarkaj janë takuar me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Bundestag gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth, një njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe mik i Shqipërisë, bashkëndamë besimin e plotë se integrimi europian i Shqipërisë është rruga e vetme që siguron të ardhmen e qytetarëve shqiptar. Procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të pasqyrohet në akte e veprime konkrete dhe jo thjesht në letër. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe në shërbim të tyre. 

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se për opozitën avancimi i Shqipërisë në rrugën euopiane duhet të shoqërohet me forcimin e mekanizmave që garantojnë qeverisjen e mirë, zgjedhje të lira e të ndershme, shtetin ligjor dhe luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Integrimi europian i Shqipërisë është vonuar 11 vjet nga keqqeverisja e Edi Ramës, mungesa e reformave serioze shtetëformuese dhe shndërrimi i korrupsionit në model qeverisës. Shqipëria bëhet europiane jo me letra, por me vepra!

Autoritarizmi i Qeverisë që konstatohet në të gjitha format, duke nisur nga ngushtimi i hapësirës institucionale të opozitës dhe deri tek tentativa për të kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshirë median, shkojnë në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar për Shqipërinë europiane dhe me vlerat demokratike që duhet të pasqyrojë një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Autoritarizmi, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji. Kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Nga ana tjetër, në takimin me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker, i shpreha mirënjohjen e thellë për rolin që Bundestagu ka patur ndër vite në progresin e demokracisë në Shqipëri dhe ripërsërita nevojën për më shumë vëmendje, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve tona. Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco