Vasili: Ramaforma asgjesoi drejtësinë për qytetarët!

Vasili: Ramaforma asgjesoi drejtësinë për qytetarët!

18:30, 15/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në e 8 viteve të fundit.

Në një postim në facebook, Vasili rreshton faktet për gjendjen e drejtësisë në vendin tona, teksa thekson se neglizhimi apo duartrokitja e qeverisjes së Ramës po thellon ende më shumë mjerimin në sistemin e drejtësisë.

Postimi:

Faktet jane vertet shume tronditese per gjendjen e sistemit te drejtesise ne keto tete vjet te Ramaformes.

Mbyllja e syve apo duatrokitjet ne shqip apo anglisht per Ramaformen jane vetem thellim i diteve te errta te sistemit te drejtesise.

Ja faktet tronditese sipas raportit te KLGJ-se dhe qe s'kane nevoje per koment te realitetit ne drejtesine e Ramaformes:

🚩  Qytetarët duhet të presin për një vendim në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, mesatarisht 2790 ditë ose rreth 8 vjet.

🚩  Ne se behet ankim në Gjykatën e Lartë, këtu duhet pritur të paktën 7-8 vjet, nisur nga fakti se ky institucion po shqyrton dosjet e dorëzuara pranë tij në vitet 2015-2016.

🚩  Një vendim penal në të tre shkallët e gjyqësorit, duhen më së paku 7 vjet, ku sërish kohëzgjatjen më të madhe e kanë shqyrtimet në nivel Apeli, me 885 ditë dhe në Gjykatën e Lartë, ku aktualisht po trajtohen dosjet e rekursuara në periudhën 2019-2020.

🚩  KLGJ pranon se trupa gjyqësore në detyrë është afërsisht 60 përqind e asaj që duhet të ishte normalisht, për shkak të procesit të rivlerësimit

🚩  Ngarkesa per çdo qytetar eshte rritur me 56%

🚩  Ne Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te pergjithshem jane 37 662 ceshtje me nje rritje 20.1%.

KONKLUZION:

Rrembimi i drejtesise nga Rama shkaterroi sistemin e drejtesise.

Drejtesia me regji garantoi vetem pandeshkueshmerine e Rames, Veliajt dhe bandes rilindase.

Qytetaret jane ata qe po vuajne shume rende padrejtesine e Ramaformes dhe asgjesimin e saj per qytetaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco