Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Kosovë, mazhoranca dhe opozita kritikojnë BE si të vonuar në ndëshkimin e Serbisë

Kosovë, mazhoranca dhe opozita kritikojnë BE si të vonuar në ndëshkimin e Serbisë

07:36, 09/10/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri e quajnë të vonshëm reagimin e BE-së për të vënë sanksione ndaj Serbisë, e cila qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator.

Ndërkohë, se masat ndaj Serbisë janë hartuar e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë në Euronews Albania.

Deputetët kosovarë kërkojnë pa vonesë vendimin e BE-së për sanksione ndaj Serbisë, duke përmendur kështu faktet dhe provat e publikuar nga institucionet e Kosovës.

“Me gjitha faktet që tashmë janë, BE dhe të gjitha vendet anëtare të saj duhet ta dënojnë Serbinë, për financim të terrorizmit dhe destabilizmin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Agon Batusha deputet i VV-së, sipas RTK.

Edhe në PDK, LDK e AAK thonë se Qeveria e Kosovës  duhet  të nisë një ofensivë diplomatike për t`i bindur aleatët perëndimorë që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit. Ata po ashtu thonë se është koha që BE të mbajë qëndrim të balancuar për të dyja vendet.

“Pas sulmit terrorist që është dëshmuar se është organizuar nga shteti serb është e domosdoshme që të ballafaqohet Serbia me sanksione të ashpra nga BE dhe gjitha bota demokratike”, tha Elmi Reçica deputet i PDK-së.

“Ne e dimë që këto procese janë të ngadalshme, vendosja  e sanksioneve është e shpejtë, por heqja është e ngadalshme. Është momenti që kryeministri dhe presidentja, t’i thirrin mendjes dhe ta shohin se ku dhe te kush duhet të mbështeten, ne duhet ta rikthejmë mirëbesimin me qendrat e vendosjes me SHBA-të dhe Evropën”, tha Reçica. 

“Do të duhej të hiqen masat ndaj Kosovës dhe t’i vendosen Serbisë, sepse dihet qartë çfarë ka bërë dhe ende s’kemi stabilitet në veri”, tha Rrezarta Krasniqi deputete e LDK-së.

“Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë, janë vonuar, sepse dihet që kemi pas agresion ndaj shtetit të Kosovës. Po ashtu duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, pasi tashmë po dihet kush është agresori”, tha Pal Lekaj- nga AAK.

Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja ka dështuar edhe në dialog edhe në vënien e sanksioneve, dhe po duket që ka një anshmëri ndaj Serbisë.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco