Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk bëri asgjë ndaj organizatës kriminale në pushtet'

'SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk bëri asgjë ndaj organizatës kriminale në pushtet'

13:26, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e ka dënuar sërish indiferencën e organeve të drejtësisë përballë dëshmive dhe provave të sjella nga opozita dhe deri edhe nga institucionet ndërkombëtare për masakrën e zgjedhjeve vendore të 14 majit, të organizuar nga mazhoranca.

"Çdo dokument i këtij libri u është dërguar të dy misioneve vëzhguese, misionit të OSBE/ODIHR dhe misionit të Këshillit të Europës, - tha Berisha për përmbledhjen me fakte që ka përgatitur vetë Partia Demokratike kësaj radhe. 

"Pra, ka qenë një komunikim konstant me ta. Ky raport dhe libri i zi faktojnë se kabineti qeveritar është një organizatë kriminale, jo vetëm për vjedhjet e parave, jo vetëm për lidhjet me bandat, por edhe për krimin e organizuar elektoral.

Është një organizatë kriminale, e përjashtuar nga ligji, sepse SKAP-i i partisë, kishte dosjen me të gjithë dokumentet dhe nuk bëri asnjë veprim ndaj Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Taulant Ballës, etj.

Kjo e bën edhe më dramatike situatën," tha lideri demokrat.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco