Berisha: E vetmja betejë që u bë në 2021 ishte kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Basha!

Berisha: E vetmja betejë që u bë në 2021 ishte kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Basha!

13:13, 06/10/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD-së, z. Sali Berisha sot lidhur me zgjedhjet vendore në 14 maj në veçanti dhe organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës.

"Në vitin 2021 nuk u bë asnjë betejë për atë që u shpall masakra elektorale. E vetmja betejë që u bë, u bë projekti për të qeverisur së bashku, - tha Berisha ndër të tjera. - E vërteta në mënyrë absolute.

E vetmja betejë, ishte, meqenëse e doni, kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Basha. Jo, nuk u bë betejë, jam dëshmitar i kësaj.

Ne bëmë këtë si një detyrim ndaj të gjithë zgjedhësve se do ishte hipokrizi dhe e pafalshme që të mbulosh humbjen elektorale me të pavërteta dhe deklarata politike.

Do të ishte një tradhti ndaj votës së lirë dhe pluralizmit. Ne qëndruam dhe kemi argumentuar sot se vota e shqiptarëve, sipas këtij raporti, u kontrollua në të katër anët e vendit.

Vota e kontrolluar është votë e vdekur. Vota e kontrolluar nuk është votë e lirë.

Detyra më e rëndësishme, misioni më i madh i opozitës është të garantojë 2025-ën.

Votë të lirë për shqiptarët dhe me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. 600 mijë qytetarë shqiptarë, me të gjithë këto faktorë që numërohen në këtë raport, nuk u mposhtën, nuk iu nënshtruan diktatit të qeverisë, por votuan kundër saj. Opozita do punojë fort me këta 600 mijë idealistë që të luftojmë dhe sakrifikojmë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri."

"Ne nuk bojkotojmë sepse bojkoti do të thotë rikthimi i monizmit në qeverinë vendore"

Pse ne nuk bojkotojmë?! Bojkoti do të thotë rikthimi i monizmit në qeverinë vendore.

Ne nuk e rikthejmë monizmin, përkundrazi do përpiqemi që këshilltarët tanë të kthehen në një zë të fuqishëm për qytetarët aty ku janë.

Votëbesimi i kryetarit të PD, sipas statutit, më thonë se e paska Kuvendi. Do bëhet siç thotë statuti.

Unë jam i gatshëm edhe me anëtarësinë, nëse thotë Kuvendi, por natyrisht do respektohet statuti," nënvizoi Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco