Gjokutaj: Jo vetëm Himara, i gjithë bregdeti i jugut është grabitur nga kjo mazhorancë! Ja rasti Xhaçka-Gaçi

Gjokutaj: Jo vetëm Himara, i gjithë bregdeti i jugut është grabitur nga kjo mazhorancë! Ja rasti Xhaçka-Gaçi

11:29, 06/10/2023
A+ Aa A-

Shikoni, se është shumë “e bukur”: Edi Rama ka bërë një kod etik për qeveritarët që “nuk duhet t’i takojnë” biznesmenët, pra për ministrat, deputetët, ndërkohë që ... E deri tek fjetja mbase edhe ne s’do ta trajtonin këtë si temë, por kur ky gjumi në fund, kur ka një zgjim ... dhe ka një zgjim jo për të vajtur në punë, por për të grabitur e për të falsifikuar e për të marrë prona, atëherë, atëherë takimi qenka më i rrezikshëm se falsifikimi dhe grabitja e pronës publike!!!

Analisti dhe avokati Genc Gjokutaj lidhur me rastin e grabitjes së pronave nga qeveritarët e mazhorancës në bregdetin e vendit, ka bindjen e plotë se thelbi qëndron te vota. “Skenari i parë që i bie ndër mend këtij pushteti, - gjykoi ai, - është blerja e votës kudo që të mundet me qëllim që të vijojë këto afera që u denoncuan”, duke iu referuar rastit të bashkëshortëve politikanë Xhaçka-Gaçi në Himarë.

“Kjo e shpjegon në mënyrë përfundimtare pse z. Beleri u arrestua, jo se z. Beleri do të blinte vota. - tha z. Gjokutaj sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV. - Se tingëllon shumë grotesk dhe shumë komik fakti që propaganda e Rilindjes kësaj radhe ishte e tillë që akuzoheshin opozitarë se blinin vota, ndërkohë që mandatet i merrte mazhoranca!!!”

“Shpjegimi që bëri z. Skerdjan Dhuli zbulon në mënyrë të qartë, skemën se si është operuar në zonën e Himarës, - tha z. Gjokutaj. -  As më pak dhe as më shumë, skenari i parë që i bie ndër mend këtij pushteti është blerja e votës kudo që të mundet me qëllim që të vijojë këto afera, që u denoncuan.

Në rastin e Himarës, duke pasur një sondazh që fitorja e tyre ishte në pikëpyetje dhe në disavantazh, u përdor arrestimi i Belerit. Është një rast unikal që një kandidat që kandidon për postin e kryetarit të bashkisë, të arrestohet dy ditë përpara me një skenar të denjë për filmat e periudhës së komunizmit, një proces krejt i manipuluar, jashtë kompetencës së Prokurorisë së Vlorës dhe që sot e kësaj dite, vazhdon.

Z.Beleri ndodhet në burg, asnjë gjykatë nuk guxon të bëjë lëvizjen më të vogël dhe për më tepër - jo vetëm nga pikëpamja kushtetuese dhe nga ligji i brendshëm i Shqipërisë që normon jo vetëm procedurën penale, Kodin Penal dhe të drejtat themelore të një njeriu, të një individi në një proces penal - kjo ka shkaktuar sigurisht edhe një konflikt me shtetin grek, i cili, pavarësisht të gjithave që themi ne, është një partner i kushtëzuar për Shqipërinë, sepse jemi vende kufitare. Atje ndodhen 1 milionë shqiptarë dhe dihet që Greqia ka të drejtën e vetos në të gjitha  organizmat ndërkombëtare, Greqia ka te drejtën e vetos pikërisht kur Shqipëria ndodhet në prag të negocimit për anëtarësim etj. etj.

Le të kthemi në terrenin real, kallëzimi që ka bërë... Kjo është arsyeja e arrestimit të z. Beleri, pasi gjithë këtë kohë është thënë që z. Beleri nuk ka lidhje, kryetari i bashkisë nuk ka lidhje, se lejen për resorte e jep KRRT. Po mor po, e jep KRRT, por brumi bëhet në Himarë. Ja siç e deklaroi z. Dhuli, historia është që është filluar me njëmijë e ca  metra, por ka përfunduar me katërmijë e ca metra.

Lexo edhe: 'Ja si e zbuluam zhvatjen e tokës nga Xhaçka në Himarë! Tani do të padisim edhe oligarkun e Ramës për molin në Dhërmi'

Këto janë falsifikime që nuk kanë ndodhur vetëm në bashkinë e Himarës. I gjithë bregdeti i jugut është grabitur e masakruar në vite nga kjo mazhorancë dhe ja ku jemi sot, ku ish-ministrja, edhe e Mbrojtjes, edhe e Jashtme, bashkëshorte e një biznesmeni tashmë strategjik, përfiton toka me origjinë të falsifikuar në bregdet!

Këtu nuk flitet vetëm për këtë objekt; këtu flitet edhe për objekte të ushtrisë, të cilat janë një kapitull më vete që lidhet drejtpërdrejt me ish-ministren.

Për hir të së kaluarës diktatoriale të Shqipërisë dhe politikës së të jetuarit si në rrethim, sistemi i kaluar diktatorial i Hoxhës ka investuar pjesën më të madhe dhe të ardhurat e ekonomisë kombëtare në fortifikim, në militarizimin e Shqipërisë për shkak të asaj paranoje që “jetojmë si në rrethim, jemi të rrethuar, Shqipëria halë në sy të fuqive të mëdha e të tjera budallaqe si këto) e desha të them që inventari i objekteve të ushtrisë, sidomos në zona strategjike, në bregdet, është aq i madh saqë llogarisni çfarë është bërë me këto tashti.

Nuk ka ngelur më tokë, objekt reparti ushtarak në të gjithë Republikën e Shqipërisë (madje këto janë ngritur edhe në parlamentin e Shqipërisë, në interpelancë me ministrin Niko Peleshi) dhe këta me një të rënë të lapsit dhe një shpjegim krejt jologjik...

Është shumë interesante se këto histori e kanë një gjenezë, nuk ndodhin se u mendua në mëngjes dhe u realizuan në darkë. Shikoni, se është shumë “e bukur”: Edi Rama ka bërë një kod etik për qeveritarët që “nuk duhet t’i takojnë” biznesmenët, pra për ministrat, deputetët, ndërkohë që...

Flavio:  Po nuk ka thënë gjë për të fjetur me biznesmenët!

Genci Gjokutaj:  Jo, deri tek fjetja mbase edhe ne s’do ta trajtonin këtë si temë, por kur ky gjumi në fund kur ka një zgjim... dhe ka një zgjim jo për të vajtur në punë, por për të grabitur e për të falsifikuar e për të marrë prona, atëherë, atëherë takimi qenka më i rrezikshëm se falsifikimi dhe grabitja e pronës publike!!!

Këtu vijmë tek kjo pikë dhe kjo dekripton e shpjegon në mënyrë përfundimtare pse z. Beleri u arrestua, jo se z. Beleri do të blinte vota, se tingëllon shumë grotesk dhe shumë komik fakti që propaganda kësaj radhe e Rilindjes ishte e tillë që akuzoheshin opozitarë se blinin vota, ndërkohë që mandatet i merrte mazhoranca! Por ata e kanë marketing, ata ta shesin me dhunë, edhe nëse ti nuk do, je i detyruar ta blesh.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco