Sula në studio me gjysmë buke: I duhet hequr dhe një fetë që ta blejë një pensionist

Sula në studio me gjysmë buke: I duhet hequr dhe një fetë që ta blejë një pensionist

22:10, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i pranishëm në studion e ‘Now me Erla Mëhilli’ bashkë me një gjysmë buke dhe 50 lekë.

Teksa mbante bukën në dorë, Sula u shpreh që duhet t’i hiqet dhe një fetë bukë nga gjysma e bukës masive, që një pensionist mund ta blejë.

Unë dhe shumë kolegë të mitë, të thjeshtë, të papërfolur, pa dritëhije, sepse unë jam që nga viti 2005 në politikë dhe në kohë mazhorance, nuk bëjmë pjesë në këtë klubin e kullave, por bëjmë pjesë te ata deputetë që përmbushin detyrën dhe në radhë të parë shohim interesat e qytetarëve.

Ju e dini që më 1 tetor ka hyrë në fuqi indeksimi i pensioneve dhe qeveria i ka indeksuar babait tim, nënës time, prindërve tuaj dhe të gjithëve këtu 50 lekë të vjetra në ditë, herë 30 ditë, 15 mijë lekë të vjetra rritet pensioni, në një kohë që dihet që çmimet janë katastrofë. Një bukë masive, që politikanët tanë nuk e dinë a ka bukë masive, kushton 1200 lekë. Prapë gjysmë buke nuk e ble dot, duhet t’ja heqësh dhe një fletë që ta ketë vlerën 500 lekë,’ – u shpreh Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco