‘PS po pengon përfaqësimin e opozitës në komision’/ Bardhi: Po zvarrisin reformën zgjedhore

‘PS po pengon përfaqësimin e opozitës në komision’/ Bardhi: Po zvarrisin reformën zgjedhore

20:55, 05/10/2023
A+ Aa A-

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita për shkak të refuzimit nga pozita për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore.

Bardhi u shpreh se opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa shtoi se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Sipas tij nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale dhe kjo sjell humbjen e çdo mundësie për bashkëjetesë normale mes pozitës dhe opozitës.

‘Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës’, u shpreh Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco