Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit, ka dekurajuar njohjet e Kosovës

Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit, ka dekurajuar njohjet e Kosovës

20:04, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, në raport me sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Veri.

Sipas Berishës, Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit, si dhe nuk ka ndihmuar në shtimin shteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por përkudrazi ka dekurajuar shtete që e kanë njohur atë.

Berisha: Para së të përfundoj dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës edhe në Spanjë.

Edi Rama, në Spanjë foli si zëdhënës i Vuçiçit.

Kemi bërë çdo gjë për Kosovën, për njohje. Një gënjeshtar i paparë.

Asnjë njohje, përkundrazi ka dekurajuar njohjet, jo një por disa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco