Kunati i Bashës bleu prona te 'Lion Park' në vlerën 6.4 miliardë lek, dyshohet për evazion pasi ka deklaruar çmim blerje 3 herë më të ulët

Kunati i Bashës bleu prona te 'Lion Park' në vlerën 6.4 miliardë lek, dyshohet për evazion pasi ka deklaruar çmim blerje 3 herë më të ulët

19:23, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjte në seancën plenare si dhe në një prononcim jashtë selisë së Parlamentit kullat e Lulzim Bashës dhe të familjarëve të tij.

Bardhi tha se familjarët e Bashës kanë aleancë me kullat, duke përmendur faktin se ka dy kate në një nga rezidencat në hyrje të Liqenit “Lion Residence”.

Gjithashtu ai tha se Basha takon biznesmenët e ndërtimit nëpër garazhet e kullave. Këto deklarata të deputetit, dikur njeri i afërt i Lulzim Bashës, kanë indinjuar së tepërmi këtë të fundit.

Basha reagoi dy herë për deklaratat e Bardhit dhe hodhi akuza ndaj deputetit, duke pretenduar se ai po gënjente.

Por e vërteta “rrëzon” Lulzim Bashën.

Fakte e dokumenta për pronat e Erion Isufit te “Lion Residence”

Konkretisht, në mars të 2022-shit, rreth tre muaj pas humbjes së Bashës në zgjedhjet parlamentare, Erion Isufi ka blerë miliona euro patundshmëri në një nga zonat më lukzose dhe më të shtrenjta të Tiranës, pranë Liqenit Artificial.

Isufi ka blerë në “Lion Residence” disa apartamente, njësi biznesi dhe disa vende parkimi. Por përtej kësaj, Isufi dyshohet se ka kryer evazion fiskal, pasi vlera e tregut është shumë më e lartë sesa vlera që thotë se i ka blerë.

Lulzim Basha, nën panikun se do t’i zbulohen bëmat me vilat luksoze gjatë kohës që drejtonte opozitën, doli dhe gënjeu publikisht.

Në dokumentet e mëposhtme shihet qartë se Erion Isufi ka disa biznese që operojnë në katin e parë të godinës “Lion Residence”.

Saktësisht, kompanitë e Erion Isufit me seli në rezidencën luksoze pranë Liqenit Artificial janë: “Landmark Communications”, “Landmark Premiun Print”, “Landmark Technologies” dhe “Moveo Albania Technology”.

Për mometin në “Lion Residence” janë vetëm këto kompani të kunatit të Lulzim Bashës, pasi të tjerat janë pezulluar.

Pronat e Erion Isufit u blenë me çmime 3 herë më të ulëta se tregu

Një tjetër fakt i rëndësishëm është edhe çmimi me të cilin i ka blerë kunati i Bashës. Kjo pasi sipas llogarive të bëra, rezulton se pronat janë marrë me çmime 3 herë më të ulëta se tregu.

Këto llogaritje u bënë pasi agjencitë e patundshmërive i thanë se vlera e tregut ishte shumë herë më e lartë sesa pretendonte kunali i Bashës.

Sipas agjencive imobilare  në “Lion Park, Rezidencë” shkonte 3800 euro m2 për apartament. Një post garazhi kushtonte nga 60 –70 mijë euro. Ndërsa metri katror i njësive tregtare shkonte nga 5000 -8000 euro.

Sipas dokumenteve zyrtare, Isufi ka blerë dy njësi tregtare.

Njërën me sipërfaqe sipërfaqe 985.2 m2 me çmim shitje 1 478 250 Euro dhe tjetrën me sipërfaqe 1‘158.66 m2 me çmim shitje 3 150 396 Euro.

Sipas këtyre të dhënave janë blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare me vlerë të deklaruar 4,628,646 Euro ose 5.6 miliardë lekë.

Ndërkohë që vlera e tregut shkonte nga 5 000 -8000 euro dhe Erion Isufi i bie që e ka marrë marrë me 1500 euro.

Po t’i llogarisim me vlerën minimale 5 000 euro, dy njësitë tregtare me sipërfaqe 2143 m2 shkonin 23 143 230 000 euro.

Po në të njëjtën rezidencë Erion Isufi dhe babai i tij i ndjerë kanë blerë dy apartamente dhe pesë vendparkime me vlerë 624,405 euro ose 761 milionë lekë.

Një apartament dhe tre vendparkime në dokument thuhet se i ka blerë me çmim total 272 165 Euro, ndërsa apartamentin tjetër dhe dy vendparkime me çmim total 352 240 Euro.

Të gjitha patundshmëritë që Erion Iusfi ka blerë pranë liqenit të Tiranës, shkojnë në total, sipas çmimit të deklaruar në kontratë në 5,253,051 Euro ose 6.4 miliardë lekë.

Një post parkimi sipas çmimeve të tregut në rezidencën “Lion” kushtonte nga 60-70 mijë euro, ndërsa apartamenti shkonte 3800 euro për metër katror.

Nëse 5 vendet e parkimit i llogarisim me nga 60 mijë euro, me çmimin e tregut shkonin në 30 000 euro.

Nëse e marrim të mirëqenë se i ka blerë vendet e parkimit me 60 mijë euro njërin, i bie që njërin apartament ta ketë marrë 92 165 euro dhe tjetrin me 232 e 240 euro.

Po, në atë zonë ku çmimi i tregut ishte 3800 euro metër katrori, me asnjë lloj kalkulimi nuk blihen dy apartamente në Lion Rezidencë me çmimin që thuhet në kontratë.

Pra, këto dokumente faktojnë deklaratën e sotme të Gazment Bardhit dhe raportimet e mëparshme, si dhe nxjerrin në pah mashtrimet publike të Lulzim Bashës.

Jo vetëm kaq, por faktohet edhe njëherë lidhja e Bashës me oligarkët dhe pasurimi i familjarëve të tij duke përdorur Partinë Demokratike si mburojë./Marrë nga CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco