Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Zaimi: Deklaratat e Ramës janë deklaratat e Serbisë

16:49, 05/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për deklaratat e turpshme të  Ramës në mediat botërore ishte anëtari i LVV, Arbër Zaimi.

Zaimi është shprehur se Rama përpara se të shprehet për opinionin botëror duhet si fillim të pyesë klasën politike në Kosovë dhe pastaj të japë deklarata dhe të propozojë zgjidhje për dialogun me Serbinë

"Armatimi është prodhuar në muajt e fundit në Serbi dhe nuk kanë ku ta sigurojnë atë lloj armatimi, sot do të ishte në nderin e Parlament të miratonte një rezolutë të përbashkët ku të kushte qëndrim dënues dhe të sanksionoheshin terroristët dhe të përmendej lidhja direkte e tyre me Serbinë.

Nuk mjafton të thuhet që e dënojmë aktin sepse është i njëjtë me sulmin në Bankok sepse dhe atje ka ndodhur një sulm terrorist dhe e dënojmë ose një sulm diku larg, kjo që ka ndodhur në Kosovë është e rëndësishme pasi rrezikohet rajoni jonë.

Në kontaktet q kam me të gjithë deputetët e forcave politike dhe kanë një iniciativë për të përpunuar një tekst të përbashkët sepse kjo është një veprim kombëtar dhe nuk e kuptoj vonesën se përse po ndodh kjo nga qeveria.

Ne si Vetëvendosje por edhe një pjesë  e mirë e opinionit publik ne gjithmonë kemi thënë që Shqipëria për ta kuptuar Serbinë duhet të diskutojë Kosovën, pra nuk bën Shqipëria të shprehet për Serbinë pa e pyetur Kosovë, ndërsa sot kemi arritur në pikën që nuk bën Shqipëria të shprehet për Kosovën pa e pyetur Kosovë.

Është mirë që kryeministri i Shqipërisë përpara se të flasë për opinionin botëror duhet të flasë me Kosovën, ai po e dëmton dhe po tregohet jo serioz në lidhje me kërkesat e tij që KFOR të marrë në dorëzim Veriun e Kosovës, vetë KFOR e ka thënë që atë të drejtë e ka policia e Kosovës, e kuptojmë që kjo kërkesë vjen nga Serbia.

Rama akoma po mendon tezën e ndarjes së Kosovës që ishte në vitin 2017 por ajo ka vdekur dhe ai po qëndron më shumë me klasën politike serbe dhe jo me klasën politike drejtuese e Kosovës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco