VIDEO/ Ferdinand Dervishi për Ramën: Kosova është tokë e shqiptarëve, Shqipëria është tokë e askujt

19:02, 04/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Ferdinand Dervishi duke komentuar deklaratën e Edi Ramës në ‘Financial Time’ se Kosova është toka e askujt, u shpreh se në fakt, Shqipëria është tokë e akujt.

Dervishi tha në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se në fakt Rama gjithë problemin e ka me Albin Kurtin, pasi ky i fundit ka gjithçka që Rama nuk e ka dhe nuk do ta ketë kurrë.

‘Edi Rama ka problem me Albin Kurtin. Një pjesë të madhe të gjësë, Albin Kurti i është vendosur përballë si fenomen shqiptar dhe unë do të thoja; po, Kosova nuk është tokë e askujt, është tokë e shqiptarëve, Shqipëria është tokë e askujt.

Sepse korrupsioni masiv që vazhdon të fundosemi në Shqipëri dhe e kundërta e Edi Ramës që ndodh në Kosovë, zhdukja e korrupsionit në Kosovë, kur shikohet në pasqyrë, tek Kurti shikon atë që i mungon atij që nuk e ka dhe nuk ka për ta bërë kurrë dhe bëhet keq sepse mendon se ky zhvillim në Kosovë mund të injektohet dhe mund ti marrë pushtetin.

Dhe unë besoj se një pjesë e reagimeve të freskëta të tij janë të motivuara dhe të bëra, për ti rënë sa më shumë Albin Kurtit.

Po të shohësh dhe mediat në Shqipëri që janë të kontrolluara prej tij, 70-80% janë edhe ato të injektuara kundër Kurtit, pa fund, ndërkohë që Kurtit e gjitha kjo histori i ‘doli djalë’ e gjitha.

Një pjesë që është e dukshme dhe e lexueshme dhe matësi më i madh që Shqipëria është tokë e askujt dhe Kosova është toka e shqiptarëve, janë zgjedhjet. Në Shqipëri ke një sistem zgjedhor të shkatërruar, ku vota merret nga ai që ka pushtetin, vota blihet, intimidohet’, tha Ferdinand Dervishi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco