Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Kosova toka e askujt, toka e krimit!’/ Berisha: Këtë deklaroi dje Pashiqi shqipfolës, Edi Rama

‘Kosova toka e askujt, toka e krimit!’/ Berisha: Këtë deklaroi dje Pashiqi shqipfolës, Edi Rama

15:46, 04/10/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës.

Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiç dhe Sergej Lavrov.

Ai si armik i egër paraqet Kosovën si tokën e askujt, tokë e krimt dhe kërkon vendosjen nën kontrollin e KFOR-it të 1/3 së teritorit të saj dhe thirrjen e konferencës ndërkombëtare për zhbërjen e saj.

Të dashur miq, të damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit euroatlantik, serbomadhi Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij shqipfolës albanofob, Edi Rama, vazhdojnë përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Kështu Vuçiç pas aktit terrorist në Banjskës dhe dështimit të kryengritjes së armatosur të organizuar prej falangave të kontrolluara tërësisht prej tij dhe tërheqjes së detyruar të njësive ushtarake që dislokoi me qëllim fillimin e një konflikti të ri në rajon, ka mobilizuar të gjithë politiken dhe diplomacinë e tij me kërkesën e vendosjes e komunave të veriut nën kontrollin e KFOR.

Këtë kërkesë që do të thotë de facto shkëputje e 1/3 së Kosovës nga territori i saj me qëllimin e vetëm, ndarjen e Republikës së Kosovës, serbomadhi Vuçiç e argumenton me terrorin imagjinar të qeverisë Kurti, dhe në dhunimin po imagjinar në qindra e qindra raste të lirive dhe të të drejtave të banorëve serb në këto komuna nga minoranca shqiptare dhe policia e Kosovës.

Mashtrues ordiner Aleksandër Vuçi,  Goebelsi i Milosheviçit, që duhet të ishte prej vitesh në burg për gjenocidin dhe krimet e tij kundër njerëzimit të kryera ndaj shqiptarëve harron se trillimet e tij banale mund t’i shesë vetëm në tregun e Radioçiçve të tij, Edi Ramve dhe askund tjetër. Liritë dhe të drejtat e banorëve serb në komunat në veri të Kosovës janë nën vëzhgimin të vazhdueshëm të OSBE, Euleks, dhe Agjencive të tjera ndërkombëtare. Kosova demokratike ka plotësuar të gjitha standardet për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Por në kërkesën e tij për vendosjen e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it, krijimin e Republikës së KFOR- it në 1/3 e territorit të Republikës së Kosovës, ai mbështetet publikisht nga argati i tij në Tiranë.

Në të njëjtën kohë me padronin e tij Vuçiç, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i ciëlsuar këto ditë si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiq për shërbimet e tij të mëdha ndaj serbomadhisë dhe kundër Kosovës dhe kombit shqiptar, përsërit çdo ditë kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ky shqipfolës, albanofob në prononcime publike paraqet për llogari të Beogradit Kosovën si tokën e askujt apo jashtë çdo kontrolli. Kështu në një intervistë të publikuar dje në ‘Financial Times’, Edi Rama lëshoi drejt Kosovës, vend sovran dhe i pavarur, me standardet demokratike më të mira në rajon, akuza të egra, armiqësore të cilat përveç Vuçiçit dhe Sergej Lavrov nuk i ka bërë kush kurrë që nga viti që ajo ka shpallur pavarësinë deri sot.

Edi Rama për të mbështetur pa kushte kërkesën e padronit të tij shprehet: ‘Kosova është një votër e nxehtë. Ajo në vite është bërë toka e askujt në të cilën të gjitha llojet e krimeve gërshetohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri midis krimit dhe politikës është shuar’ 

Kështu pra sipas këtij vasali të Beogradit, Kosova është toka e krimit ndaj dhe nuk ka pse të ekzistojë.

Të akuzosh Kosovën se është tokë e krimit është makabritet me të cilin më së paku përpiqesh të fshehë dhe maskojë sundimin me bjellivukët serb dhe shqiptar të lidhur me Ramen dhe Vuçiçin.

 Përveç kësaj Edi Rama përsërit kërkesën e Vuçiçit dhe Lavrovit për thirrjen e një konference ndërkombëtare të cilën Beogradi dhe Kremlini e duan vetëm e vetëm të zhbëjnë arritjet 24 vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe më pas të pavarësisë dhe ta ndajnë atë.

Duke dënuar me forcën më të madhe përpjekjet luftënxitës, destabilizues të argatit të Beogradit, Edi Rama dhe padronit të tij serbomadhit Vuçiç i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos  të dënojë qëndrimet e këtyre autokratëve aventurierë që kërkojnë të ndryshojnë hartën e Ballkanit dhe të zhysin rajonin në një konflikt të ri me qëllimet e tyre, zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco