Shefi i kabinetit të Kurtit pas lirimit të Radoiçiqit: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Shefi i kabinetit të Kurtit pas lirimit të Radoiçiqit: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

15:36, 04/10/2023
A+ Aa A-

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pasi terroristi Milan Radoiçiqit u lirua të mërkurën nga autoritetet serbe.

Dalipi ka thënë se Serbia ka mbështetur terrorizmin e kryer në Kosovë dhe se arrestimi e më pas lirimi i Radoiçiqit është bërë vetëm për shfaqje mediale.

‘Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar’, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe, Gjykata në Beograd e ka liruar Milan Radoiçiqin nga paraburgimi duke ia ndaluar shkuarjen në Kosovë.

Siç raportojnë mediat në Serbi, gjyqtari ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes.

‘Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin M.R. për arsyet e caktimit të paraburgimit, refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, njoftuan nga Gjykata e Lartë në Beograd’, raportohet në mediat e Serbisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco