VIDEO/ Zgjedhjet e 14 majit, Manjani: Raporti i ODIHR i ka rënë ‘tullë në kokë’ blerjes së votës

21:59, 03/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani deklaroi se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 14 majit është shumë i qartë dhe kërkon zbatimin e ligjit për shkeljet e gjetura.

Sipas Manjanit, raporti i ODIHR flet haptas për blerjen e votës dhe kërkon ndëshkimin e autorëve.

‘Këtë radhë kemi raport konkret, tullë në kokë, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Është hera e parë që ODIHR nuk tregon përralla, por thotë një realitet të provuar, të prekur.  

Nëse e lexon gjuhën e përdorur në këtë raport, gjithkush vazhdon e zgjat mendimin. Raporti i ODIHR thotë se, ata që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, të marrin masa. Nuk thotë, grupi parlamentar, apo komisioni bipartizan, por autoriteti që ka për detyrë të hetojë në mënyrë të pavarur dhe të identifikojë të gjitha shkeljet e ligjit. Nuk thotë ndryshoni ligjin, por thotë zbatoje ligjin, të hetojë blerjen e votës, presionin ndaj votuesit, përdorjen e administratës të zgjedhjeve dhe mënyrës jo transparente të mbajtjes së tyre.

Ka një rrjedhë logjike ODIHR, për çështjen e blerjeve të votave. Autoritetet, ata që i ngarkon ligji duhet të bëjnë përpjekje serioze dhe të vërteta, që të trajtojnë fenomenin e blerjes së votës.

Që blihet vota nuk ka dyshim më, por çështja është të na e thotë dikush në Anglisht, që nuk na e kishin thënë tamam.

Për herë të parë në vitin 2015 është fol për blerje vote, se ishte koha e kanalizimit. Ka një kontekst historik dhe ODIHR me shumë vëmendje e ka futur këtë gjë. Në 2017 ata dhanë rekomandimet dhe thanë çfarë keni bërë me blerjen e votës. E lanë aty. Në vitin 2021 e njëjta gjë. Janë bërë ndërhyrje ligjore për hir të ODIHR. Kurse tani ODIHR me shumë të drejtë thotë zbatojeni atë ligj sepse nuk shkon më kështu.

Të gjitha pikat e rekomandimeve duhen lexuar me vëmendjen. Për herë të parë ODIHR nuk thotë ndryshoni ligjin, sepse ligji është siç duhet, por zbatojeni’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco