Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Nesho: Vuçiç i merr justifikimet gati nga kryeministri shqiptar

21:48, 03/10/2023
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho i ftuar në ''A Show'' me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi situatën e trazuar Kosovë-Serbi si dhe marëdhënien e kryeministrit shqiptar me kryeministrin Kurti.

Nesho, e quajti situatën tepër kritike u shpreh se Rama e ndihmon Vuçiçin të justifkohet, teksa shtoi se kombi po humbet ‘shumë për hir të pushtetit të një aventurieri’.

Kemi një kryeministër i cili fatkeqësisht është përcaktuar në mënyrë tepër të saktë nga gazetari gjerman, dhe unë kam pasur mundësi ta njoh, është një nga ekspertet më të mirë të githë Europës, dhe ai na ka marrë dufin dhe pasionin tonë për të thënë në fakt një të vërtetë, për të cilën po flasim e po flasim dhe sot po mendoja një gjë:

 A ja vlen që ky popull heroik për gjithë ekzistencën e tij si populli ynë, të durojë për hir të pushtetit të një aventurieri politik siç është Rama?

Kjo është një pyetje e tmerrshme, pra sakrifica dhe humbja e një kombi ndaj aventurizmit që mund të bëjë një përsonazh që mund të them është i dashuruar me veten e tij dhe nuk përfaqëson asgjë. Shumë vetë përpiqen t’i japin epitete të ndryshme duke e quajtur të paditur, por ky nuk justifkohet.

Sepse ne sot, ndodhemi në një situatë tepër kritike. Në një kohë që Vuçiç ndoshta duhet ta quajmë vendin e tij Serbinë si një vend që sponsorizon terrorizmin dhe ky përcaktim është nga përcaktimet për të cilat komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrihet në këmbë, sepse të gjitha justifikimet e Vuciç ku shumë prej tyre i merr dhe nga kryeministri shqiptar, jemi para një efekti që Vuçiç gjithmnë ka përdorur këtë lëvizje të Ramës në lidhje me marëdhënien me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco