‘Gjiknuri zyrtarisht në hetim nga SPAK’/ Lala: Ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve!

21:44, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar për A Show se ish-ministri socialist Damian Gjiknuri, është zyrtarisht në hetim nga SPAK.

Sipas Lalës, SPAK po verifikon pozitën e Gjikunurit, ndërkohë që është në të njëjtat pozita si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pasi ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.

Intervista:

Krasta: Mendon se zoti Gjiknuri ka një kuriozitet të SPAK-ut në raport me të?

Lala: Jo ka një kuriozitet, por zyrtarisht është duke u verifikuar pozita e tij. Personalisht kam pyetur zotin Dumani se janë në të njëjtat pozita si zoti Ahmetaj që ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve. Zoti Gjiknuri u përpoq të thoshte që jo, por është paguar nga ministria e të tjera me radhë por këtë çështje duhet ta hetojë SPAK nqs e ka paguar nga ministria se në çfarë rrethanash është gjetur./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco