Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Vasili: Taksa 3% antikushtetuese  dhe nuk ka shkuar në destinacion

Vasili: Taksa 3% antikushtetuese dhe nuk ka shkuar në destinacion

21:22, 03/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar se i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me 3 përqindshin e sipërfaqes së ndërtimit për blerjet mbi 2000 metra katror, të cilat kalojnë tek fondi për strehim social.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, duke e cilësuar këtë si një vepër të pastër penale, Vasili shprehet se kjo shkresë është dorëzuar 1 vit e gjysmë më parë dhe nuk është marrë ende parasysh nga gjykata.

“Çmenduria për të bërë pazare me para i ka bërë që të dalin mbi ligjin. Ligji thotë qartë, neni 19, ‘ jepet 3% e sipërfaqes banuese për të gjitha blerjet mbi 2000 metra katror, e në rast se ndërtuesi nuk ka mundësi ta jap atë do ta japë po sipërfaqe banimi në një objekt të ndërtuar po prej tij’. Ka përjashtuar kategorikisht çdo transaksion financiar dhe me një vendim të Këllishit Bashkiak dalin mbi vendimin e parlamentit të Shqipërisë . Një vepër penale e pastër. E dyta, sipërfaqja totale e banimit, me shkresat e tyre, jo pretendim, fakt, nga 55 mijë e disa  metra katror që duhet të merrnin përgjigja e tyre zyrtare është rreth 37 mijë.   25 mijë metra katrorë, që të përkthyer janë qindra apartamente, nuk rezultojnë. Veç kësaj i kanë dhen dhe të drejtën që ‘po të doni likuidoni para’.

Ligji ka thënë ‘ndërto ku të duash, këto metra katrorë unë do t’i marrë që të kem mundësinë  që këtyre njerëzve në nevojë tu jam një palë çelësa dhe t’i fus në shtëpi’.  Apo kur ua prishin shtëpinë në mes të natës dhe i nxjerrin në rrugë të madhe të ketë një fond të ndërtuar, banesë, që të ketë mndësi të zgjedhë problemet sipas nevojave.

Këtë detyrë ua kemi çuar atyre që kanë detyrë të hetojnë. Unë kam bërë të jashtëzakonshmen që tu marrë të gjithë këtë lëndë të parë e tua çojë atyre dhe ata kanë 1 vit e gjysmë që nuk e lëvizin gishtin.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco