Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama nuk tërhiqet: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Rama nuk tërhiqet: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

21:15, 03/10/2023
A+ Aa A-

NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon.

Kështu thotë Edi Rama gjatë një bisede me ‘The Financial Times’.

Deklarata e Ramës, vendi i të cilit është anëtar i aleancës ushtarake, erdhi pasi paraushtarakët serbë morën peng një manastir në Kosovën veriore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave, përfshirë atë të një polici etnik shqiptar.

‘Kosova është një pikë e nxehtë’, tha Rama.

‘Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur’, shtoi ai.

NATO tha se do të vendoste sa më shumë trupa paqeruajtëse të nevojshme për të stabilizuar situatën, ndërsa Gjermania dhe Britania e Madhe tashmë kanë premtuar dislokimin e qindra ushtarëve në krye të forcës ekzistuese prej 4 500 trupash për të mbajtur rajonin nën kontroll.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë i kanë bërë gjithashtu thirrje NATO-s që të rrisë praninë e saj ushtarake dhe të qetësojë tensionet.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sponsorizimin e sulmit dhe për lëvizjen e njësive të ushtrisë afër kufirit të Kosovës, në atë që tregonte qëllime luftarake.

Beogradi mohoi të kishte organizuar plane të tilla, por po strehon udhëheqësin e milicisë, Milan Radojiçiç, i cili kreu rrethimin e manastirit.

Rama përkrahu një konferencë të nivelit të lartë që përfshinte liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe riangazhimin e SHBA-së.

‘Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo çmenduri e pafund’, tha ai.

Rama tha se ai kishte tërhequr tashmë vëmendjen për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë një samiti të NATO-s, në korrik.

‘Qëllimi ishte njohja e plotë e Kosovës në BE dhe në Kombet e Bashkuara’, tha Rama.

‘Nuk është e lehtë të ndryshosh rrjedhën e historisë, kjo kërkon lidership’, theksoi ai.

Por, nëse Franca dhe Gjermania mund ta bëjnë atë [pas Luftës së Dytë Botërore], nëse Arabia Saudite dhe Izraeli mund ta bëjnë atë, atëherë ne e dimë se kjo mund të ndodhë’, shtoi ai.

‘Paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor i shërben interesave të Moskës’, tha Rama.

Rusia e ka mbështetur prej kohësh Serbinë dhe nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pas pushtimit të Rusisë në shkallë të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, Beogradi i rezistoi thirrjeve perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

‘Kremlini do të dëshironte gjithashtu të shihte një Donbas të vogël në Kosovë dhe të ndizte një zjarr separatizmi në mes të Evropës’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco