Komisioneri evropian: Tejet shqetësuese retorika e Beogradit dhe shpallja e zisë

Komisioneri evropian: Tejet shqetësuese retorika e Beogradit dhe shpallja e zisë

20:45, 03/10/2023
A+ Aa A-

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiq, ka përsëritur se autorët e sulmit në Banjskë “gjithsesi duhet të vihen para drejtësisë” dhe se sulmi nuk duhet të përdoret si arsyetim për shmangie të vëmendjes nga dialogu Kosovë-Serbi.

Ai e ka quajtur të paprecedentë sulmin e kryesuar nga Milan Radoiçiç, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Siç ka thënë Lenarçiç, sasia masive e armëve që u konfiskuan ngre shqetësime serioze.

“Ky është alarm i fortë që situata në veri të Kosovës është ekstremisht serioze”.

Lenarçiq deklaroi në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, se Bashkimi Evropian pret prej Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht. Ndërkaq, shqetësuese e ka theksuar edhe retorikën e Beogradit.

“BE-ja po e ndjek afër hetimet në vijim dhe pret që kryesit të vihen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht duke përfshirë edhe në parandalimin e kontrabandimit të armëve afër vijës kufitare administrative. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përshkallëzojë situatën. Retorika nga Beogradi sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, po ashtu mënyra në të cilën dita e zisë është shpallur, ajo që është e qartë në këtë fazë është që ky operacion tregon një armatim të rëndë ushtarak dhe përbën përshkallëzim madhor që shkon në kundërshtim me thirrjet e BE-së për depërshkallëzim”.

Lenarçiq tha se zgjedhjet e parakohshme në veri mbesin zgjidhje kyçe për situatën e tensionuar.

“Jemi të shqetësuar për grupimin ushtarak në jug të Serbisë. Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në veri të Kosovës mbetet qenësore për të ndihmuar në shtensionim. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të angazhohen në procesin që çon në zgjedhjet e parakohshme në veri”.

Ai ka theksuar se përshkallëzimi i mëtejmë do të ketë ndikim negativ në rrugëtimin evropian për të dyja shtetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco