VIDEO/ Buxhuku: Dëmi kalon inceneratorët me grabitjen e qytetarëve te karburanti! Po ‘vidhet me kandar’

19:59, 03/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, foli për takimin e biznesit me kryeministrin, si dhe shqetësimet e ngritura.

Buxhuku theksoi se 3 janë shtyllat kryesore të shqetësimeve për tu zgjidhur nga ana e qeverisë të cilat duhet të ishin zgjidhur vite më parë, ku 2 prej tyre janë burokracitë e shtetit për të vendosur panele diellore, si dhe vjedhjet galoponte që po ndodhin me karburantin në pikat e trajtimit me pakicë.

Sipas Buxhukut, fenomeni i vjedhjes që qytetarëve në pikat e karburantit me pakicë është rritur në mënyrë të frikshme, duke arritur deri në 80 milionë dollarë në vit, duke ia kaluar edhe aferës së inceneratorëve.

19:35-19:40

Buxhuku: Tre shtyllat kryesore që ngritëm si shqetësime për tu zgjidhur duhet të ishin zgjidhur vite më përpara.

Së pari ngritëm shqetësimin e pengesës administrative burokratike për ngritjen e paneleve diellore nga industritë nga bizneset por edhe nga qytetarët. Një vendim qeverie i dalë para disa vitesh pengon shumë investimin në panelet diellore. Kur industritë e kanë vetë financimin pa i kërkuar asnjë ndihmë shtetit, për të prodhuar energji nga panelet për përdorim të brendshëm, ndërtohet nga gardh burokratik i cili i ka kufizuar në maksimum.  

Pika e dytë është se kanë ardhur shumë shqetësimi një dyndje me vjedhjen që i bëhen qytetarëve në pikat e karburanteve me pakicë. Ky fenomen i pranishëm është rritur ndjeshëm. Është e turpshme që jemi në shekullin e 21 dhe ne mendojmë të shkojmë drejt Europës kthehemi prap në kohën e Perandorisë Otomane kur vidhej me kandar.

Shikojmë që janë shtuar vjedhjet e qytetarëve në pikat e karburanteve, ku sipas një vlerësimi të përafërt që ne kemi bërë, del se të paktë 4-5% e volumeve të naftës dhe benzinës vidhen, quhen sikur i hidhen në sabrator. Për gazin e lëngshëm situata është edhe më dramatike ku shifrat shkojne deri në 12-13-14% që vidhet.

Duke iu referuar qarkullimit vjetor i shitjes së karburanteve në tregun me pakicë është i rendit 1.5 miliard në vit, atëherë kalojmë në shifra të frikshme që ia kalojnë edhe inceneratorëve pasi shkojnë në 70-80 milionë dollarë në vit të paktë, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit por në rradhë të parë xhepat e konsumatorëve.

Çmimi final shkon në 100 lekë më shumë me çmimet e karburanteve që janë në të njëjtin nivel si gjatë luftës në Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco