Vjosa Osmani në CNN: Serbia kërkon të hapë një front të ri për Putinin në Ballkanin Perëndimor

Vjosa Osmani në CNN: Serbia kërkon të hapë një front të ri për Putinin në Ballkanin Perëndimor

19:47, 03/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi në një intervistë për CNN se Serbia po mundohet që t’i hapë Vladimir Putinit një front të ri në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv, Osmani u shpreh: “Plani i mirëmenduar ishte përgatitur për një aneksim të veriut të Kosovës si ai i Krimesë. Serbia kërkon të lejojë Putinin që të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme që kjo të ndalet duke sanksionuar Serbinë. Nëse nuk ka dënim për Serbinë, ajo do të vazhdojë me këto agresione”.

Sipas Osmanit, “provat tregojnë se udhëheqësit e Serbisë kanë lidhje direkte me atë që ndodhi në veri të Kosovës. Në bazat ushtarake të Serbisë janë stërvitur këto grupe terroriste. Armët që u përdorën nga ata kanë ardhur nga ushtria e Serbisë”.

Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Osmani tha: “Kosova po sulmohet dhe është viktimë e një agresioni. E para që duam është dorëzimi i terroristëve në Republikën e Kosovës, që të ketë drejtësi. E dyta, ka vetëm një palë konstruktive në dialog dhe ajo është Kosova, që ka implementuar 99% të detyrimeve të saj. Ndërsa Vuçiç nuk ka implementuar asgjë që nga viti 2011. Republika e Kosovës do të vazhdojë të implementojë detyrimet e saj. Kjo përfshin edhe Asociacionin, por ne duam barazi dhe që Serbia të mbajë përgjegjësi për veprimet kriminale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco