Danaj: Ekonomia informale rrit mundësinë e pastrimit të parave

19:27, 03/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, eksperti i ekonomise, Violdi Danaj është shprehur se qeveria me anë të dyfishimit të taksave kerkon që të ketë një qarkullim të shpejtë të parave dhe per pasojë do të pastrohen paratë e pisëta në mënyrë ligjore.

Sipas Danajt, evazioni fiskal do të ndodh pavaresisht taksave qe do te vendose qeveria.

“Shqipëria është nga vendet  që kanë ekonominë informate në përqindje më të lartë në rajon se vendet e tjera.  Ekonomia informate do të thotë paraja e pisët që kalon në rrugë joligjore. Ne kemi disa të ardhura të tjera në rrugë joligjore që mund të jenë qoftë abuzime me pozicione, tenderime, droga, rrugë të tjera kriminale që këto realitetin e trefishojnë  ose e katërfishojnë . Kjo do të thotë që ai çmimi i referencës që merr kryeministri në të vërtetë edhe ai nuk është real. Përsëri ndërtuesit nëse sot deklarojnë, siç tha kryeministri e shesin 2000 dhe e deklarojnë 850, ndërtuesit nesër do e  shesin 3500 dhe do ta deklarojnë 2000. Evazionin do ta bëjnë sido që të jetë, vetëm thjeshtë ata në mënyrë ligjore këtë taksë që po i rritet kryeministrit po ia justifikojnë ‘këtë që po na e çon neve, ne po ja ngarkojmë qytetarit, konsumatorit, ai që do e blejë shtëpinë’. Kjo është më normalja që mund të ndodhi.

Çdo biznes kostot e tij nuk i mban kurrë për vete, i çon tek qytetarët por kjo do të ktheht në një problem shumë madhor për ekonominë tonë  sepse në një kohë shumë të shkurtër mund të kemi një qarkullim të shpejtë dhe një pastrim, dhe qeveria do ketë të ardhura shtesë dhe do mbulojë ato gropa  apo do të ketë për investime publike . Për një kohë të shkurtër ne mund tja dalim, por kjo do të kthehet në një bumerang . Tek neve 60-70% nuk e  popullsisë nuk e kanë mundësinë të kenë akses në kredi sepse dhe kreditë nuk jepen kollaj tashmë.  Përveçse 90% e tyre nuk kanë çertefikatë pronësie në ndërtim dhe është e pabundur të merret kredi dhe që këtu shteti shqiptar dhe institucionet duhet të ndezin kambanat e alarmit. Si ka mundësi, kur ti i ke të ardhurat e deklaruara  dhe e bleën me para në dorë nuk shkon ta marrësh dot kredi. Nuk është problemi vetëm se ata ndërtuesit u shqetësuan se nuk do ja dalin dot, ata po abuzojnë, kanë abuzuar dhe do vazhdojnë të abuzojnë me qytetarët, problemi këtu është se një shtet i përgjegjsëm duhet të ketë qytetarin dhe ekonominë afatgjate.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco