'Rama lejoi evazionin fiskal nga ndërtuesit'/ Bardhi: Kryeministri ka bashkëpunuar! SPAK ta hetojë

19:15, 03/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama ditën e sotme gjatë takimit me kompanitë ndërtuese në vend.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi u shpreh se Rama sot ka ëbrë një deklarim të vlefshëm për SPAK-un, pasi sipas tij kreu i qeverisë ka dijeni që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Reagimi i plotë:

Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Dhe është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco