Qeveria bën ziafet për numrin e turistëve, por nuk numëron të hyrat ekonomike

Qeveria bën ziafet për numrin e turistëve, por nuk numëron të hyrat ekonomike

19:07, 03/10/2023
A+ Aa A-

Pasi nxori gjithë verën Taulant Ballën dhe Mirela Kumbaron në çdo pikë kufitare për të ‘pritur’ turistët, kreu i qeverisë ka menduar të organizojë edhe një ziafet përmbyllës për turizmin.

Ka numëruar çdo njeri që ka kaluar transit, çdo emigrant që është kthyer ne vendlindje, çdo njeri që hynë e del disa herë në javë në vendet fqinje, apo më tutje, për qëllime tregtare apo te tjera, këta i numërojnë si turistë.

Ky është një kryeministër që do ta kishte zili edhe Potemkini, sepse qeveris virtualisht, për fasadë dhe propagandë.

Nëse rritja e numrin të turistëve është diçka pozitive në vetvete, propaganda e shëmtuar e qeverisë është negativitet i gjallë.

Gjatë ziafetit të sotëm për turizmin e ka quajtur ‘nam i madh’ turizmin e këtij viti.

Vendet fqinje Mali i Zi, Greqia, Italia etj, turizmin e kanë industri të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Dhe suksesi i një sezoni turistik për çdo vend matet me paratë që janë gjeneruar në ekonominë e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me 3.23% në terma realë, në tremujorin e dytë të këtij viti ndërsa deklaratat e qeverisë për bum turistik me rritje mbi 50% në numrin e turistëve apo në numrin e netëve të qëndrimit në hotele nuk përputhet aspak. Pra, rritja ekonomike reale e turizmit dhe ekonomisë në tërësi nuk i përgjigjet propagandës së Potemkinit për ‘hata të madhe’.

Rritja ekonomike prej 3.23% në tremujorin e dytë 2023 pason rritjen 2.72% në tremujorin e parë. Të dyja shifrat janë më të larta se sa parashikimi për rritjen ekonomike vjetore të Shqipërisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por shumë më të ulëta se sa potenciali i zhvillimit.

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 2.25% ndërsa potenciali i rritjes së Shqipërisë vlerësohet në 4.5%.

Siç duket qartë miliona turistët nuk kanë sjellë gjë në ekonominë e vendit.

Dhe Potemkinit që bën ziafete të tilla i duhet rikujtuar shprehja e famshme, ‘’është ekonomia, or budalla’’. Sa para të kanë hyrë në ekonominë e vendit, ai është ‘bumi’, këto tjerat janë tallavara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco