‘Rezoluta e PE për sulmin terrorist’/ Zhulali: Europianët s’do tolerojnë provokimet e Vuçiç në Kosovë

17:21, 03/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ekspertja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur për zhvillimet në Veri të Kosovës dhe a do ndryshojë kursi i Perëndimit, pas sulmit terrorit të Serbisë.

Zhulali theksoi se veprimi i marrë menjëherë nga Parlamenti Europian për të votuar një draf-rezolutë për sulmin terrorist serb mbi policinë në Kosovë, tregon se PE ka reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe e ka futur këtë çëshjte jashtë agjende për ta trajtuar me urgjencë.

Sipas ekspertes, ky është një mesazh i parë që do i jepet presidentit Aleksandër Vuçiç se nuk do të tolerohet nga PE-ja, me provokimet e tij dhe qeverisë serbe ndaj Kosovës përfshirë edhe këtë tentativën për të futur edhe ushtrinë në Kosovë për të provokuar destabilitet në të gjitha format duke përfshirë edhe dhunën me pasojë humbjen e jetës së njerëzve përfshirë edhe prishjen e rendit publik dhe kushtetues në Republikën e Kosovës.

Zhulali: Parlameneti i ka vënë edhe emrin, me propozimin e një prej eurodeputetëve për një draft rezolutë dhe do të diskutohet sulmi terrorit mbi policinë në Kosovës.

Kjo tregon se PE ka reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe e ka futur këtë çëshjte jashtë agjende për ta trajtuar me urgjencë.

Ky është një hap i qëllimtë i eurodeputetëve për të treguar se provokimet e Vuçiç dhe qeverisë serbe ndaj Kosovës përfshirë edhe këtë tentativën për të futur edhe ushtrinë në Kosovë për të provokuar destabilitet në të gjitha format duke përfshirë edhe dhunën me pasojë humbjen e jetës së njerëzve përfshirë edhe prishjen e rendit publik dhe kushtetues në Republikën e Kosovës.

Këto nuk do të tolerohen nga Parlamenti Europian. Ky do të jetë mesazhi i parë i fortë që do të japin eurodeputetët dhe besoj se do të ndodhë kështu pasi PE ka qënë një ndjekës i afërt i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe një aktor që i ka kërkuar llogari edhe Borrell dhe Lajçak duke shprehur pakënaqësi me punën e tyre dhe mënyrën se si po ecte dialogu në Bruksel./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco