VIDEO/ Dyfishimi i taksës së ndërtimit në mes të vitit, Haziri: Abuzim, të paguhet me çmim fiks

VIDEO/ Dyfishimi i taksës së ndërtimit në mes të vitit, Haziri: Abuzim, të paguhet me çmim fiks

17:20, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme Edi Rama është përballur me kundërshtitë nga ndërtuesit përsa i përket rritjes së çmimit të referencës, në mes të vitit. Sipas ndërtuesve dyfishimi i taksës  është i papërballueshëm pasi llogaritë e tyre kanë shkuar për tarifa të tjera, dhe kjo rritje rrezikon falimentim për ta.

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Haziri është shprehur se taksa e referencës në mes të vitit është e paprecedentë sepse abuzimi ndodhet në momentin kur ndërtuesit do të duhet të paguajnë përqindjen e njëjtë në çdo çmim në rritje që do të vendos qeveria, dhe jo me çmim fiks.

I ftuar në edicionin e pasdites më Edvin Parrucën në Syri TV Haziri thotë se abuzimi vazhdon teksa çmimi evaziv ndryshon nga godina në godinë.

“Është e paprecedentë që në mes të një viti del një VKM pa u konsultuar  në datën 27 korrik dhe të dyfishosh taksën e sektorit të ndërtimit në mënyrë të beftë. Kjo është ajo çka ndërtuesit  kundërshtojnë, të tjerat që tha kryeministri e përkrahim atë iniciative e le ta çojë deri në fund. Ajo që nuk duhet të ngatërrohet dhe që kemi kundërshtuar është që pse këto referenca janë rritur vetëm në Tiranë, pse u rritën në mënyrë të papritur dhe pse duhet të jetë vetëm sektori i ndërtimit në qytetin e Tiranës që ta përballojë një faturë të tillë në mes të një viti kur të gjitha kalkulimet janë bërë për për taksa e tarifa të tjera. Nuk ndërhyet na taksa në mes të një viti se është një viti sepse është një pasiguri e madhe fiskale që ndodh.

Ajo që ne prekemi nga rritja e çmimit të referencës është  që vendimi i këshillit bashkiak që ne na takson është i lidhur me këtë çmim reference. Pra, nëse taksuesi dje paguante 9% të X çmimi ne sot e paguajmë këtë përqindje me çmimin e ri të referencës. Është e gabuar që në gjenezë taksimi i ndërtuesit me çmim shitjeje. Çmimi i shitjes është evaziv  në vende të ndryshme, në pallat të ndryshëm, në godina të ndryshme çcmimi është i ndryshëm. Ka abuzivitet. Le të paguajnë çmim fiks, tatimi me çmim reference është i gabuar sepse qeveria mund të mblidhet prap në janar dhe prap ta rrit çmimin. Kjo nuk prek vetëm ndërtuesit por të gjithë zinxhirin e sektorit të ndërtimit.”

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco