‘Gjyshja ime e gjashtë kishte origjinë serbe’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

‘Gjyshja ime e gjashtë kishte origjinë serbe’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

15:21, 03/10/2023
A+ Aa A-

Iriqi: - Reagove shumë vonë për tensionin në veri të Kosovës. Pse?

Rama: - Fajin e ka Vuçiç. Ma dërgoi shumë vonë sms-në që çfarë të thosha. Jepi, o njeri, e nxisja, po ai kishte halle të tjera. Se është para zgjedhjeve të parakohshme dhe një luftë guerile  në Kosovë i shton vota.

Iriqi: - Kështu e shpjegon ti?

Rama: - Po. I njoh mirë serbët se gjyshja ime e gjashtë ka qenë me origjinë prej andej. Fiks prej Beogradi.

Iriqi: - Po ti je kryeministër i Shqipërisë, nuk je vartës i Serbisë?

Rama: - Hahaha, e di ti atë këngën?

Iriqi: - Cilën?

Rama: - E para moj është nëna,

               E dyta, moj më je ti…’

Iriqi: - Kuptimi?

Rama: - E para është Serbia dhe moj, pastaj është Shqipëria. Sepse partinë time e krijoi Serbia, se grurin na e jep Serbia, se qumështi na vjen nga Serbia, se energjinë elektrike e sjellim nga Serbia, se pa Serbinë jemi të mërdhif.

Iriqi: - Po ne kemi fusha boll, bagëti boll, hidrocentrale boll…

Rama: - Kishim, Iriq. Këto 10 vjet nuk të kap syri një ngastër tokë të punuar. I dëbova fshatarët në Greqi. Bagëtia u ther, s’ka qumësht, djathë, kos e dhallë dhe energjinë e shes 2 lek që ta blej 20 lekë te serbi..

Iriqi: - Po ata do blenë ndonjë gjë shqiptare?

Rama: - Po, po. Ëndërr e kanë të dalin në Adriatik. U thashë, nuk ka falas, blini portin e Vlorës a të Shëngjinit se Durrësin e bleva vetë. Kaq gati janë sa lajmërova dhe ministren e re të Arsimit, këtë Oligertën.

Iriqi: - Ministren e Arsimit e lajmërove për portet?

Rama: - Po. Se do punësohen kaq shumë serbë atje sa në shkolla duhet futur urgjent gjuha e tyre. Të krijojmë klimë vëllazërore, Iriq.

Iriqi: - Me sa po kuptoj Vuçiçi të quajtka vëlla ty?

Rama: - Jo,jo. Unë e thërres, o vëlla si je, paç shëndet e gëzime pa fund! Ai akoma. Më quan ndryshe.

Iriqi: - Si?

Rama: - O patronazhisti im besnik, më thotë. Nga që gjithnjë më ka në krah kundër Kosovës dhe kundër Shqipërisë. Nuk mund ta le vetëm, i kam dhënë fjalën atij, por dhe nuk i dal kundër  gjyshes sime të gjashtë, u prehtë rehat në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco