Bastet online/ Ola Xama: Rriskojnë të kthehen në skemë pastrimi parash, në një treg që prodhon para të pistë

Bastet online/ Ola Xama: Rriskojnë të kthehen në skemë pastrimi parash, në një treg që prodhon para të pistë

00:25, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku është diskutuar për rikthimin e basteve online ka ngritur dyshime për ligjin.

 Xama, deklaroi se ekziston rreziku i pastrimit të parave ndaj duhet monitorim i fortë i kompanive. 

"Shqipëria është ende në listën gri të pastrimit të parave të pista. Qeveria është nën presion të bëjë ligj në dukje me kritere të forta.

Sfida e dytë, kemi rrezikun e pastrimit të parave, por edhe treg që prodhon para të pistë. Pra, qeveria ose do të vijojë të lejojë informalitetin, pasurimin e krimit, ose do ta formalizojë. Te kriteret është vendosur kompani që të operojë në tre shtete. Por, shtet i OECD është edhe Meksika përshembull. Kjo nuk të pret burimin e pastrimit të parave.

Shohim treg të kazinove, të licensuar me ligj të fortë duke shkelur ligjin. Shumica e kazinove, i është dhënë licensë kombëtare një personi të dënuar për mashtrim. Ke pastaj kazino që nuk e kanë fare rankimin në hotele me pesë yje dhe e kanë licensën sikur është hotele me pesë yje.

Ku është shteti dhe ligji këtu? Si ka mundësi që policia njofton pronarët e kazinove, që prit se po vijmë për kontroll?

Te pastrimi i parave, më shumë se sa ligj i fortë, duhet zbatim i ligjit, të monitorohen të gjithë", deklaroi Xama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco