Vangjeli: Nuk ishte e nevojshme ndërhyrja e EULEX dhe KFOR në Banjskë

21:40, 02/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, mbrëmjen e sotme, ishte analisti Lorenc Vangjeli.

Ku, teksa komentoi trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe dyshen Vuçiç-Rama përballë Kurtit u shpreh se nuk ishte e nevojshme ndërhyrja e KFOR dhe EULEX në Banjskë për shkak se funksionoi hallka e parë, ajo e trupave ushtarake.

Do shtoja dhe një pikë që rezulton nga e shkuara, serbët ndjehen të kërcënuar në Kosovë, prania e Policisë është shqetësuese për ta, duhet bërë diçka për t’i qetësuar, e kështu me radhë.

Ky është një lloj kufiri i ri që ne tentojmë ta ndërtojmë me material të ardhur sërish nga Beogradi.  Në Shqipëri por edhe në Kosovë kam përshtypjen se ka diskriminin pozitiv të pakicave.

Që do të thotë, kanë marrë edhe më shumë se sa marrin zakonisht qytetarët shqiptarë në të dyja rastet, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë.

Kjo ka të bëjë dhe me minoritetin grek dhe me serbët në Kosovë.

Shansi i madh ishte se ata djemtë dhe burrat e Policisë së Kosovës treguan se edhe në një rast kaq ekstrem, edhe në një rrezik kaq të madh të aty për atyshëm u treguan kaq të zotë dhe kaq të aftë që të zgjidhin një situatë kritike ushtarake.

Pra, hallka e parë funksionoi, dhe nuk ishte e nevojshme as ndërhyrja e EULEX-it dhe as e KFOR-it.

Në këtë moment mendoj që nuk duhet, shtimi i pranisë së KFOR është një element garancie më shumë për të gjitha palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco