Të rejat nga Banjska, Isufi: Situata është normalizuar, por policia e Kosovës vazhdon ende të jetë atje

19:58, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar 8 ditë që nga sulmi i terroristëve serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku. Për të raportuar në lidhje me situatën aktuale atje ishte në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv gazetari nga Kosova, Verhar Isufi.

Isufi thotë se momentalisht situata është qetësuar dhe qytetarët kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Sipas gazetarit, forcat policore të Kosovës vazhdojnë të patrullojnë në Banjskë dhe po qëndrojnë vigjilent në rast të një sulmi të radhës, pasi në mbledhjen e komisionit ditën e sotme është bërë me dije se në një fshat afër në kufi është ndërtuar një bazë tjetër ushtarake serbe.

“Sot i kemi pasur disa zhvillime në pjesën veriore të Kosovës, gjithësisht në fshatin Banjskë, tek Komuna e Zveçanit ku tashmë njësitë elitare policore  e kanë bërë një ndërrim. Ko ka ardhur pasi është vlerësuar situata e është kthyer një normalitet dhe njësitë speciale operative janë  ndërruar me njësitë speciale të reagimit të shpejtë, NJRSH. Gjithashtu janë dërguar edhe ekipe për pastrimin e terrenit aty ku ka ndodhur edhe rasti i 24 shtatorit ku mbeti i vrarë heroi Arfim Bunjaku.

Situata po vlerësohet tashmë nga policia e Kosovës  se është e qetë por prezenca e policisë së Kosovës do të mbetet në fshatin Banjskë sepse ne e dimë që tashmë i kemi disa kërcenime  që po vijnë nga Beogradi zyrtar. Sot pas mbledhjes së komisionit të republikës së Kosovës  për mblikqyrjen e agjensisë së inteligjencës, kryetarja e këtij komisioni  ka bërë të ditur se afër kufirit në një fshat Beogradi zyrtar ka filluar të ndërtojë një bazë tjetër ushtarake dhe për këtë policia e Kosovës po mbetet  ende vigjilente që të reagojë në mënyrën sa më shpejtë që të jetë e mundur në rast se Kosovës i cenohet siguria siç ishte data 24 shtator.

Vlen të theksohet që tashmë në fshatin Banjskë qytetarët atje kanë filluar t’i kthehen normalitetit  dhe shpresoj se dhe qytetarët e kësaj p[jese po ndihen shumë të sigurtë me prezencëne  policisë së Kosocvës .”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco