Vuçiq gënjen në CNN për sulmin terrorist në Kosovë: Serbia është e fundit që do incidente

Vuçiq gënjen në CNN për sulmin terrorist në Kosovë: Serbia është e fundit që do incidente

19:55, 02/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati një përballje aspak të lehtë me gazetaren e njohur Christian Amanpour në CNN.

Ajo e pyeti atë mbi zhvillimet e fundit, derisa Vuçiq gënjente haptazi duke mohuar se Serbia deshi të shkaktonte incidente.

‘Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente në Kosovë’.

Vuçiq e justifikoi madje aktin terrorist të 24 shtatorit, duke i viktimizuar serbët, anise ata nuk ishin të rrezikuar nga askush.

‘Problemi është që serbët donin ta mbronin veten’, u shpreh ai, ndërsa Amanpour i reagonte të kundërtën me fakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco