Shehaj: Thirrje e turpshme nga Rama për tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

Shehaj: Thirrje e turpshme nga Rama për tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

14:12, 30/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, e ka vlerësuar mjaft qëndrimin e mbajtur nga SHBA ndaj Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë. Nga ana tjetër, ai e ka dënuar si të turpshme, thirrjen që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Thirrja e SHBA-së për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën dhe angazhimi për rritjen e trupave të NATO-s janë lajme të mira për të gjithë shqiptarët. Këto janë të vetmet qëndrime që garantojnë paqen dhe sigurinë e Kosovës," shkroi Shehaj në Fb dhe shtoi:

"Këtë duhet të kishte kërkuar Kryeministri i Shqipërisë dhe jo thirrjen e turpshme dhe në dëm të Kosovës për tërheqjen e Policisë së Kosovës nga Veriu me shumicë serbe dhe zëvendësim e saj me KFOR-in.  Të kërkosh heqjen e Policisë së Kosovës nga veriu është një hap pas për Kosovën e sidomos pasi tregoi profesionalizëm maksimal duke kthyer prapa sulmin e mirorganizuar kriminal serb.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco