Drama e pacientëve të Onkologjikut/ Pajisjet jashtë funksionit dhe mungesa e ilaçeve u rrezikon jetën

22:14, 29/09/2023
A+ Aa A-

Prej kohësh pacientë të Onkologjikut ankohen për mosfunksionimin e pajisjeve mjekësore dhe mungesën e ilaçeve në këtë spital.

Të dëshpëruar dhe thuajse të dorëzuar nga kalvari i gjatë me luftën ndaj kancerit ata nuk marrin dot shërbimin tek ky spital.

Për fat të keq, në Shqipëri ka vetëm një qendër te tillë të specializuar, në të cilën të gjithë pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale nga spitalet rajonale, nga jugu në veri, vijnë për t’u mjekuar.

Por nga një raport auditi i ‘Kontrollit të Lartë të Shtetit’ vërehet se pajisjet bazë për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale nuk funksionojnë, ndërkohë që buxheti për trajtimin e tyre zë një peshë të vogël në buxhetin e QSNUT.

Në raport theksohet se 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik nuk u trajtuan me radioterapi, sepse mungon pajisja e Brakiterapisë. Më tej flitet edhe për mos vendosjen në punë të aparatit të ortovoltazhit, që trajton kancerin e lëkurës. Për këtë arsye janë lënë pa shërbim 200 pacientë të tjerë të prekur nga melanoma.

Gjithashtu KLSH konstaton se mungojnë dhe pajisje të tjera me rëndësinë trajtimin e sëmundjeve tumoriale si: tubusat e aparatit të shiringës elektrike, pompa, maskat termoplastike individuale. Auditi ka konstatuar probleme dhe me insfrastrukturën, numrin e vogël të shtretërve për kemioterapinë dhe prezencën e lagështirës në dhomat e pacientëve1001 probleme në një sektor te shëndetësisë siç është onkologjiku, ku jeta dhe vdekja qëndrojnë aq pranë.

A ka kufij çnjerezorja në këtë qendër spitalore, me e madhja, me modernja dhe më e vlerësuara në vend? A është dikush që duhet të japë përgjigje përpara 1000 pacientëve dhe familjarëve të tyre?

Për këtë emisioni investigativ ‘Piranjat’ morën në pyetje drejtoreshën e përgjithshme të QSUNT-së, Albana Ficon.

‘Ne kemi ortovoltazh të ri, brakiterapi…Jeni totalisht gabim…A mund t’ju them diçka? Ejani vetë në QSUT dhe flasim.’

Meqë drejtoresha kërkoi që ‘Piranjat’ të shkojnë ta vizitojnë te spitali, ata shkuan për të faktuar nëse pajisjet mjekësore janë funksionale.

Në momentin që ‘Piranjat’ arritën te spitali, drejtoresha nuk doli në asnjë moment për t’u përgjigjur.

Për këtë arsye, ‘Piranjat’ u detyruan që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por edhe këtu pa rezultat dhe pas tre orësh është radha e sekretares të sqarojë se duhet të presin disa ditë për të realizuar një takim, që sidoqoftë nuk ka të krahasuar aspak me pritjen e gjatë të qindra pacientëve të onkologjikut, të cilët qëndrojnë çdo ditë me orë të tëra korridoreve të këtij spitali, me shpresën se gjërat një ditë do të ndryshojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco