Vuçiç si Rama/ Radoiçiç paska ‘ngrënë dardha’ pas shpinës së tij

Vuçiç si Rama/ Radoiçiç paska ‘ngrënë dardha’ pas shpinës së tij

19:56, 29/09/2023
A+ Aa A-

Milan Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, në një përpjekje për të shfajësuar Beogradin dhe konkretisht presidentin Aleksandër Vuçiç nga ky akt terrorist.

Radoiçiç dha dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe- partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në një letër publike, të lexuar prej avokatit të tij, ai tha se synimi ishte që të zgjoheshin serbët kundër Albin Kurtit.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time politike”,thuhet në letrën e tij.

Përpjekja për të shfajësuar Aleksandër Vuçiçin nga kjo situatë i ngjan si dy pika uji edhe justifikimit qesharak të Edi Ramës, se të tjerët, duke nisur nga zëvendëskryeministra e deputetë, po ‘hanë dardha’ pas kurrizit të tij.

Askush nuk e beson se Radoiçiç vepron pa lejen e Vuçiçit dhe pa mbështetjen e fortë të Beogradit zyrtar.

Por kjo lëvizje vjen pikërisht në momentin kur komuniteti ndërkombëtar ishte duke shqyrtuar mundësinë e sanksioneve ndaj Vuçiçit dhe Serbisë. Në këtë mënyrë Vuçiç, duke vepruar ngjashëm si Edi Rama, duket sikur e ‘lëshoi’ Radoiçiçin.

Kujtojmë se Rama dhe Vuçiç po luajnë të koordinuar edhe në një tjetër aspekt: duke kërkuar të dy njësoj që KFOR të marrë përsipër kontrollin e veriut të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco