Avenir Peka: Nëse hetohet e plotë ‘Metamorfoza’, Edi Rama dhe qindra të tjerë arrestohen

19:06, 29/09/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka, i ftuar në ‘Syri Digjital’ me Bled Markun në SYRI TV, ka folur për zhvillimet politike dhe situatën e rendit në vend.

Gjatë bisedës, Peka u shpreh se nëse do të hetohej e plotë dosja ‘Metamorfoza’ atëherë Edi Rama dhe qindra persona të tjerë do të arrestoheshin.

‘PD e ka denoncuar pastrimin e pareve në Tiranë. Është e provuar që ata mafiozë që kanë ardhur në Tiranë dhe pastrojnë paratë, është e provuar se kanë takuar dhe biseduar me Erion Veliajn, edhe me kryeministrin duke shkuar edhe në zyrat e tyre.

Po ti kthehemi çështjes ‘Metamorfoza’. Nëse SPAK do të merrej vetëm me këtë çështje, jo vetëm që do të binte qeveria, por konviktet do të mbylleshin dhe do të ktheheshin në burgje për të futur brenda, që nga Edi Rama e qindra individë të tjerë.

Shtylla e betonit që i mban të lidhura të gjitha është simbioza mes politikës dhe krimit. Në momentin që heq mbështetjen politike ndaj krimit të organizuar aty nis edhe pastrimi i Policisë së Shtetit.

Ne kemi një histori të pastrimit të policisë dhe kapjes së elementëve kriminalë në vitet 2005-2007. Edhe në atë kohë ka qenë po kaq e vështirë dhe i përhapur krimi i organizuar. Nuk ishte kaq i fuqishëm krimi.

Çfarë ndodhi? Janë të njëjtët efektivë të Policisë së Shtetit që u përdorën për të arrestuar ata individë në ata operacione, të cilët nuk ishin ndaluar më herët, sepse kriminelët kishin mbrojtje politike.

Ne kur kritikojmë policinë e shtetit për inkriminim, nuk i kritikojmë të gjithë. Pjesa dërrmuese e policisë, mbi 95% janë të pastër, qytetarë si të gjithë ne. Por personat në pikat nevralgjike në Policinë e Shtetit dhe në qarqe janë të inkriminuar qëllimisht. Edhe arsyeja e emërimit të tyre në këto pozicione ka qenë pikërisht kjo’, tha Avenir Peka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco