SYRI TV/ Mcgonigal, Berisha: Padi në GJK për komisionin hetimor

17:02, 29/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cilësoi zhvillime tronditëse për Edi Ramën pranimin e fajësisë në SHBA nga Charles Mcgonigal. Sipas Berishës, asgjë nuk mund ta pengojë hetimin për Edi Ramës, duke theksuar se në marrëvesjen e firmosur, janë 6 akuza por nuk përfshihet aktiviteti gjobvënës Rama-Mcgonigal në Shqipëri.  Lideri i opozitës foli edhe për situatën në Kosovë ku kërkoi hetim ndërkombëtar dhe ndërhyrje për të ndaluar ndërhyrjen e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës, pasi ka për qëllim destabilizimin dhe ndarjen. Berisha solli në vëmendje se ditën e aktit terrorist, Edi Rama e ka paraqitur i pari në Nju Jork idenë që veriu të kontrollohet nga KFOR.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si përgjegjës në aferën McGonial, pasi sipas tij pranimi I fajësisë nga ana e Ish zyrtarit të lart të FBI-së të 6 akuzave që përfshijnë kreun e qeverisë, e kane tronditur këtë të fundit. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se opozita do të dorëzojëë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për aktivitetin gjobvënës të Ramës dhe McGonigal në vend, si dhe do të përgatis edhe një dosje të plotë për insitiucionet ndërkombëtarë për këtë skandal.

Lideri i opozitës denoncoi faktin se Edi Rama e shfrytëzoi mbledhjen e OKB –së edhe për të paraqitur i pari idenë që veriu i Kosovës të kontrollohet nga KFOR.

Ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës, Berisha i cilësoi dashakeqese, duke bërë me dije se kryeministri i Shqipërisë po zbaton planin e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës, ndaj  kërkoi edhe hetim ndërkombëtar për të.

Për aferën me inceneratorët, Sali Berisha u shpreh se Erion Veliaj si përgjegjës kryesor i aferës së inceneratorëve ka ndërhyr për dënimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako.

Kreu demokrat dënoi edhe praktikat e Lulzim Bashës për përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar, duke u shprehur se Basha është peng i Ramës dhe Ballës.

Berisha denoncoi edhe situatën me krimin në vend, ku apeloi për hetim të udhëtimeve të Taulant Ballës me Pëllumb Gjokën,  biznesmenin e arrestuar në kaudër të opëracionit Metamorfoza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco