Berisha: Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar - të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës!

Berisha: Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar - të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës!

14:43, 29/09/2023
A+ Aa A-

"Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është që të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga", theksoi sot kryetari i opozitës, z. Sali Berisha, gjatë një konference shtypi. 

"Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar, - tha Berisha. -  E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun. Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij.

Hetimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar qëndrimet, për të vendosur sanksionet ndaj Vuçiçit dhe Serbisë si një mjet i domosdoshëm për ta bërë më realist Beogradin ndaj zhvillimeve në rajon.

Ndërsa thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga, destabilizuese, synon ndarjen e Kosovës dhe mbijetesën e tij si një njeri që është i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco