'Prodhimi është me humbje', Lefter Gështenja: Bujqësia në qarkun e Elbasanit ka falimentuar!

'Prodhimi është me humbje', Lefter Gështenja: Bujqësia në qarkun e Elbasanit ka falimentuar!

13:15, 29/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit Lefter Gështenja ka reagur për situatën në të cilën gjendet  bujqësia në këtë qark.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se. “Bujqësia në qarkun e Elbasanit ka falimentuar!”

Mesazhi:

Bujqësia në qarkun e Elbasanit ka falimentuar!

Edhe ato pak sipërfaqe që janë mbjell me misër nuk ja vlen ti vjelësh thonë fermerët, pasi gjithë prodhimi është me humbje, nuk ka treg ku ta shesësh.

Kostoja për të arritur deri këtu është shumë e lartë, mbështetja financiare e qeverisë ka munguar.

Sa punë, sa djersë e sa mund shkoi dëm përsëri këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco