KAFE SHQETO/ Kuqi: Kosova me deklarata kontradiktore, po dëmtojmë pozicionin me diplomaci vetëizoluese

11:07, 29/09/2023
A+ Aa A-

Politologu Gurakuq Kuqi i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, komentoi trazirat e fundit në Kosovë.

Kuqi u shpreh se Serbia ka shprehur interes për tu futur në disa organizata nga Azia dhe është momenti që Kosova ta shfrytëzojë këtë gjë, dhe jo të dalë me deklarata kontradiktore.

Ky akt terrorist nga Serbia, të cilin sigurisht Serbia planifikonte ta nxirrte të suksesshëm dhe atë zonë Serbia ta vinte nën kontrollin e bandave, i doli e kundërta.

 Prandaj, tani kanë humbur argumentet efektive që bashkësia ndërkombëtare mund ta mbrojë në njëfarë mase Serbinë, ta joshë, për shkak të futjes nën ombrellën perëndimorë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë presionin nga Kosova.

Ky argument forcohet pasi kemi parë së fundmi se dhe Serbia ka shprehur së fundi  interes që të bashkohet me disa organizata nga Azia,  një organizatë ku bëjnë pjesë vende të cila janë kundër perëndimit, prandaj po besoj të gjitha këto argumente ja rregullojnë pozitën Kosovës në marëdhënie ndërkombëtare dhe dialog. 

Por mbetet që Kosova t’i shfrytëzoje në mënyrën më të mirë këto dhe të mos vazhdojë me një diplomaci vetëizoluese, por me një diplomaci alternative.

Sepse ne kemi parë së fundmi, dje konkretisht, dy deklarata kundë- thënëse të presidentes së Kosovës dhe të ministres së punëve të jashtme, ku presidentja deklaroi se Kosova duhet të draftojë statusin e asosacionit në bashkëpunim me SHBA dhe në anën tjetër ministrja Gërvalla doli dhe tha se ''asosacioni ka vdekur'' dhe kjo tregon fatkeqësisht, na jep një mesazh që Kosova është duke vepruar ‘shkel e shko’ me disa taktika që nuk tregojnë një qëllim të caktuar.

Ky është një alarm për ne, që Kosova duhet të hartojë një strategji që të veprojë në mënyrë unike dhe t’i dijë qëllimet e saj se çfarë rruge dëshiron të ndjekë dhe jo të veprojë secili për vete me deklarata kundër-thënëse.

 Sepse këto deklarata e prishin pozicionin dhe favorizimin e tanishëm dhe sidomos nëse vazhojmë me qasje të tilla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco