VIDEO/ Bido: Kosova ndaj agresioni serb reagoi me profesionalizëm, në arenën ndërkombëtare ka fituar pikë

21:28, 28/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të diskutuar situatën që po kalon Kosova ishte drejtori i arkivit të Shtetit Ardit Bido.

Bido është shprehur se reagimi me profesionalizëm i forcave të sigurisë së Kosovës solli një minimizim të dëmeve dhe përmirësimin e situatës së saj në arenën ndërkombëtare

"Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me terrorizëm por kemi të bëjmë me agresion, model i cili është përdorur në shumë raste në Ballkan. Ky agresion është i financuar nga shteti serb, dhe ajo që  tentuan të bëhej në Kosovë është një përsëritje e skenarit të nacionalizmit serb , por duhet të faktohen lidhjet e grupeve me Beogradin. Ne nuk mund ti kërkojmë SHBA-së ta cilësoj këtë agresion dhe duhet të faktohet e ti lëmë kohë të japë përfundimin e saj. Reagimi i policisë së Kosovës ishte i shpejtë dhe i menjëhershëm dhe funksional dhe kjo ka sjellë një kartë të fortë dhe më tepër.

Kjo ndaloi të përhapej ky agresion në të gjithë Veriun e Kosovës pasi shërbimet sekrete ishin atje për ta destabilizuar situatën. Pala serbe ka tentuar të ndezë konfliktin me gjasme civili dhe të krijohet ndarja mes shqiptarëve dhe serbëve e kjo të përfundonte në luftë.

Reagimi profesional i policisë së Kosovës solli këtë qetësim të situatës, por nëse të ishte vrarë një prift ose të sulmohej manastir që është një çështje dinjiteti do të sillte me të vërtetë një reagim të ashpër të popullsisë civile dhe të arrihej qëllimi i një destabilizimi. Ne nuk duhet ta shohim si triumfalizëm por ishte një reagim i shpejtë i policisë së Kosovës dhe kufizimi i dëmeve solli këtë situatë ku jemi tani në këto kushte shumë të mira sa i përket situatës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe solli një kapje mat të Borelli."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco